LAJMI I FUNDIT:

Italia fiton me përmbysje ndaj Shqipërisë që krijoi shumë, goli i Ismajlit nuk mjaftoi

Italia fiton me përmbysje ndaj Shqipërisë që krijoi shumë, goli i Ismajlit nuk mjaftoi

Italia ka arritur ta mposht Shqipërinë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në ‘Albanian Arena’ me rezultat 3-1.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Giacomo Raspadori, por Etrit Berisha ishte në vend, ndërsa Nicolo Zanioli nuk e qoi në portë topin e kthyer.

Në minutën e 16-të, Shqipëria kaloi në epërsi. Një harkim i bukur në zonë nga Nedim Bajrami gjeti kokën e Ardian Ismjalit që shënoi për 1-0.


Por vetëm pas katër minutash Italia arriti të barazojë me Vicenzo Grifon që asistoi te Giovanni Di Lorenzo, i cili gjeti rrjetën për 1-1.

Italianët vazhduan sulmet për të gjetur golin e epërsisë i cili nuk vonoi.

Zhvillohej minuta e 25-të, kur Giacomo Raspadori asistoi te Grifo që shënoi për 2-1.

Pas tre golave të shpejtë, më minutat e fundit të pjesës së dytë ritmi i ndeshjes ra paksa me të dy skuadrat që ishin më të kujdesshme.

Me të filluar pjesa e dytë Shqipëria ishte më e mirë dhe rrezikoi në disa raste.

Në minutën e 54-të ishte Myrto Uzuni i cili gjuajti bukur, por goditja e tij u ndal nga shtylla.

Pas ishte tentoi edhe Odise Roshi, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Alex Meret.

Sërish Shqipëria në rast të mirë në minutën e 62-të të ndeshjes, kur ishte shumë afër barazimit.

Goditja e Nedim Bajramit devijohet dhe ndalet në transversale, ndërsa nga topi i kthyer gjuan bukur Ermir Lenjani, gjuajtja e të cilit largohet nga vija e portës nga njëri prej mbrojtësve të Italisë.

Kur nuk i konkretizon rastet pason dënimi dhe ky ligj i pashkruar ishte i vlefshëm edhe për Shqipërinë.

Në minutën e 64-të, Vicenzo Grifo përfiton nga një top i kthyer i mbrojtjes shqiptare dhe ndëshkon Etrit Berishën për 3-1.

Shqipëria tentoi të kthehej në lojë në minutën e 76-të, por gjuajtja e Roshit sërish u ndal nga Meret.

Në minutën e 88-të rrezikoi edhe Xhuliano Skuka, por gjuajtja e tij u ndal nga Meret.

Ndeshja u mbyll me fitoren e Italisë, por Shqipëria tregoi se ka potencial dhe forcë të luajë edhe kundër ekipeve të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal

Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta

Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta

Liga e Kampionëve
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave

Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave

Përfaqësueset
Interi po e finalizon transferimin e mesfushorit kroat

Interi po e finalizon transferimin e mesfushorit kroat

Serie A
Carragher tregon dy lojtarët e tij të preferuar të të gjitha kohërave, harron Messin dhe Ronaldon

Carragher tregon dy lojtarët e tij të preferuar të të gjitha kohërave, harron Messin dhe Ronaldon

Premier League
Kalo në kategori