LAJMI I FUNDIT:

Italia e kthen në tryezë çështjen e fillimit të bisedimeve me BE-në

Italia e kthen në tryezë çështjen e fillimit të bisedimeve me BE-në

Italia do të kthejë çështjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë në tryezë në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme, që do të mbahet më 19 nëntor. Nga Qeveria për “Telma” konfirmojnë se kryeministri Zaev është i ftuar gjithashtu në Romë.

Ndërkohë, Presidenti Francez Emmanuel Macron pritet të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në muajt e ardhshëm, shkruan portali shqiptar “Exit”, duke cituar burime diplomatike në Tiranë.

Data e saktë nuk është caktuar, por me vizitën e tij, Macron duket se po përpiqet tu dëshmojë vendeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë se perspektiva evropiane për të dyja vendet është e hapur, ndërsa Franca do të ndihmojë në arritjen e qëllimit të tyre, analizon portali.


Një burim diplomatik konfirmoi se si një shenjë e mbështetjes së Francës për Shqipërinë, Macron themeloi zyrën e agjencisë franceze të zhvillimit në Tiranë, e cila do të sigurojë asistencën franceze për projektet e zhvillimit në Shqipëri. Ky hap ka mundësi të shënojë një rritje të ndihmës franceze, e cila deri më tani nuk ka qenë një donator i rëndësishëm për Shqipërinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori