Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një lajm të mirë para sfidës me Italinë.

Ndeshja e dy fqinjëve do të zhvillohet më 9 tetor në ‘Loro Boriqi’ të Shkodrës në një ndeshje ku interesimi është jashtëzakonisht i madh.


Fundjava ka qenë e rëndë për italianët, pasi kanë humbur dy lojtarët e saj kryesor në mesfushë dhe në sulm.

Ylli i Paris Saint Germain, Marco Verratti u lëndua ndaj Bordeaux në fitoren e liderit francez 6-2.

ct hoy injured verratti out of italy squad replaced by barella 20171001

Kësisoj ish- futbollisti i Pescaras do t’i humbas dy ndeshjet me Italinë ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Fundjava nuk ishte e mirë as për sulmuesin më të mirë italian, Andrea Belotti.

Ylli italian pësoi një lëndim në ndeshjen mes Torinos dhe Veronës dhe kësisoj u detyrua ta lë fushën e gjelbër para minutës 90.

DLEEeHSXUAAotha

Dy mungesat e mëdha të italianëve do të jenë një shpresë për Shqipërinë që kërkon t’i befasojë ‘Azurrët’ në ndeshjen e 9 tetorit.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Palermo, italianët triumfuan me rezultat 2-0 ndaj ‘Kuqezinjve’. /Telegrafi/