LAJMI I FUNDIT:

Italia dërgon ushtrinë në Sicili pasi qindra migrantë ikin nga karantina

Italia dërgon ushtrinë në Sicili pasi qindra migrantë ikin nga karantina

Ministri i Brendshëm i Italisë, Luciana Lamorgese ka njoftuar planet për dërgimin e ushtrisë në Sicili pasi rreth 100 migrantë shkelën karantinën dhe ikën nga një qendër e ndalimit atje të hënën.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, migrantët raportohet se kishin lënë një tendë të mbrojtur nga një njësi e Mbrojtjes Civile në qytetin Porto Empedocle, Sicili perëndimore, ku supozohej të kalonin në një karantinë 14-ditore.

Objekti ishte duke pritur 500 migrantë pavarësisht se kishte aftësi vetëm për 100, AFP citon mediat italiane.


Incidenti vjen pasi 184 migrantë – të cilët të gjithë dolën negativë në testin për COVID-19 – u larguan nga një qendër e paraburgimit në Caltanissetta, Sicili të dielën.

Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio tha se 125 prej tyre janë gjetur por shprehu shqetësime se incidente të tilla mund të pengojnë përpjekjet e Italisë për të kontrolluar krizën e coronavirusit.

“Virusi nuk ka shkuar. Qytetarët italianë, ashtu si unë, duhet të vazhdojnë të zbatojnë rregullat që ne i vendosëm vetes, dhe të njëjtat qëndrime për turistët dhe ata që kanë të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Amerika
Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Botë
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Kalo në kategori