Mediat italiane njoftojnë se droga u kap në një skaf 10 metra të gjatë, me motorë të fuqishëm, që ishte nisur nga brigjet shqiptare dhe ishte ndjekur nga Guardia di Financa apo Rojet bregdetare.

Oficerët thanë se e kishin vënë në hetim këtë grup kriminal që prej shtatorit të vitit të kaluar, kur anëtarëve të tjerë të këtij rrjeti u janë sekuestruar 100 kg kokainë dhe heroinë.


Duket se elementët kriminalë të këtij grupi ishin në dijeni të hetimeve dhe nuk komunikonin me telefona me njëri-tjetrin.

Nga përllogaritjet mësohet se droga e kalonte shifrën e 4 milionë eurove, nëse shitej në treg. /shqiptarja/