LAJMI I FUNDIT:

ISW: Financuesi i ushtrisë private të Putinit, konsiderohet si fytyra kryesore ruse në Ukrainë

ISW: Financuesi i ushtrisë private të Putinit, konsiderohet si fytyra kryesore ruse në Ukrainë

Instituti për Studime të Luftës, ka publikuar analizën e re dhe kartën e konfliktit në Ukrainë.

Financuesi i ushtrisë private të presidentit rus Vladimir Putin, Wagner Group, Yevgeny Prigozhin, është etabluar si fytyra kryesore ruse në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Gjatë ditës së djeshme, Prigozhin mbajti një fjalim për rekrutimin, duke i njoftuar të burgosurit rus që kishin marrë pjesë në luftë që nga 1 korriku, që sipas tij luajtën rol kyç në okupimin e termocentralit Vuhlehirska.


Blogeri ushtarak rus ka vërejtur që Prigozhin praktikon metoda staliniste, që i mundëson Kremlinit të shmang urdhërimin e mobilizimit në masë të gjerë që do të shkaktonte kriza sociale në shoqërinë ruse.

Blogerët ushtarakë shpesh lavdërojnë suksesin e Prigozhinit në Ukrainë, e disa madje thonë se do të duhej të shkarkohej ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që blogerët ushtarakë dhe ekspertët nga Kremlini e akuzojnë për humbjen e rusëve në rajonin e Kharkivit në Ukrainë.

Korrespondenti ushtarak dhe blogeri ushtarak, Maksim Fomin (i njohur si Vladlen Tatarski), pretendon se ka biseduar me Prigozhinini për situatën përgjatë kufirit Ukrainë-Rusi, pas tërheqjes së forcave ruse nga ky rajon.

Takimi Prigozhin-Fomin, nëse ka ndodhur, do të thotë që Kremlni po tenton t’i përgjigjet ankesave të bëra prej muajsh të blogerëve ushtarakë, se ministria ruse e Mbrojtjes nuk i ka dëgjuar kritikat e tyre që nxjerrin në pah joefikasitetin e komandës së lartë ruse.

Prigozhin është njeriu i besueshëm i Putinit, e raportet e tij me blogerët ushtarakë do ta ndihmojnë në ruajtjen e mbështetjes së blogerëve ushtarakë në përpjekjet e Kremlinit për luftë.

ISW ka vlerësuar më parë se Kremlini ka ndryshuar qasjen ndaj informacionet për t’iu përgjigjur kërkesave të blogerëve ushtarakë rusë dhe nacionalistëve – duke sugjeruar se Putini po kërkon të rifitojë komunitetin kritik të blogerëve ushtarakë nga dështimet e Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina godet

Ukraina godet "depo municioni" brenda Rusisë

Evropa
Rikthim i fuqishëm i Ukrainës në frontin e Donetskut - ukrainasit ndaluan rusët afër Pokrovsky, çlirohet edhe një pjesë e Niu-Yorkut

Rikthim i fuqishëm i Ukrainës në frontin e Donetskut - ukrainasit ndaluan rusët afër Pokrovsky, çlirohet edhe një pjesë e Niu-Yorkut

Evropa
I turpëruar, i mundur dhe pa ekuipazh: Starliner i Boeing u kthye nga hapësira në Tokë

I turpëruar, i mundur dhe pa ekuipazh: Starliner i Boeing u kthye nga hapësira në Tokë

Botë
Ministri italian pasi u zbulua se punësoi dashnoren në kabinetin e tij: Dua të jem me gruan time!

Ministri italian pasi u zbulua se punësoi dashnoren në kabinetin e tij: Dua të jem me gruan time!

Evropa
Qytetarët francezë protestojnë kundër emërimit të Michel Barnier si kryeministër

Qytetarët francezë protestojnë kundër emërimit të Michel Barnier si kryeministër

Evropa
Partia Socialiste e Francës: Macron harroi Banjskën, aeroplanët

Partia Socialiste e Francës: Macron harroi Banjskën, aeroplanët "Rafale" do të aterrojnë pranë varrit masiv të Batanjicës

Serbia
Kalo në kategori