LAJMI I FUNDIT:

Isufi i kënaqur me barazimin, vlerëson edhe Gjilanin

Isufi i kënaqur me barazimin, vlerëson edhe Gjilanin
Foto: FC Ballkani/Facebook

Kryendeshja e xhiros së nëntë në BKT Superligë mes Gjilanit dhe Ballkanit ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Ishte një ndeshje shumë e mirë nga të dyja skuadrat, por që në fund nuk pati fitues.

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi ka folur pas ndeshjes për këtë sfidë duke thënë se ka pritur më shumë pasi vendasit mbetën me 10 futbollistë në fushë, por në tërësi është i kënaqur me rezultatin.


“Normal që kur jeni me një lojtar më shumë pritet më shumë. Të them të drejtën ishte ai episodi kur pranimi i golit, na hutoi. Faktorë të tjerë ndikuan për të rënduar situatën, sidomos fusha”.

“Skuadra kundërshtare ishte në nivel të duhur dhe normalisht duhet të pranojmë këtë rezultat. Në ishim ekip më e mirë edhe në pjesën e parë, kishim idetë e qarta. Patëm më shumë se 7-8 goditje në portë”, deklaroi Isufi.

“Në momentin që ju realizoni gol, ju keni bërë një veprim dhe keni realizuar. Në momentin që ti godet dhe ke posedim të topi, atëherë në tërësi jam i kënaqur. Kemi mundur më shumë ndaj Gjilanit, ka qenë i vështirë të lexohet dhe është bazuar më shumë në lojën individuale sesa ekipore. Pikët që lëshohen gjatë rrugës, kompensohen më pas”, vazhdoi tutje Isufi.

Fusha në Gjilan nuk ishte e mirë, por edhe koha ishte e rëndë dhe me shi. Sipas Isufit skuadrat duhet të adaptohen me këto kushte.

“Duhet të adaptohemi në këto kushte, përndryshe kemi ndeshjen e radhës në Dukagjin. Disa dijnë të mbajnë këtë klim me shi, por disa jo. Edhe mirëmbajtja nuk ka qenë e mirë në këtë takim, bari ka qenë i lartë as nuk është pre as asgjë, jam i kënaqur me disiplinën e lojës”, tha Isufi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Barcelona refuzoi katër oferta për yllin e skuadrës në janar

Barcelona refuzoi katër oferta për yllin e skuadrës në janar

La Liga
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bundesliga
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
Man Utd konfirmon lëndimin e rëndë të Lisandro Martinez

Man Utd konfirmon lëndimin e rëndë të Lisandro Martinez

Premier League
Kalo në kategori