LAJMI I FUNDIT:

Isufi e vlerëson lart 89-shin

Isufi e vlerëson lart 89-shin

Drita – Trepça ’89 është përballja tjetër që zhvillohet të dielën në javën e shtatë të Raiffeisen Superligës.

Për gjilanasit do të jetë një tjetër sfidë e vështirë, dhe këtë e di mjaft mirë edhe trajneri Bekim Isufi.

“Është një kundërshtar mjaft i vështirë duke i parë kualitetet që ka në ekip. Ne kemi treguar lojëra shumë të mira si vendas dhe premtojmë se do ta japim maksimumin. Duke e dhëne maksimunin besoj se edhe rezultati pozitiv nuk do të mungojë”, ka thenë Isufi para ndeshjes për olle.

Drita ka tetë pikë, kurse 89-shi është lider me 16 pikë.