Isufi i Ballkanit thotë se u mungoi fati në barazimin ndaj Dukagjinit

Bekim Isufi ka thënë se është i lumtur me lojën që treguan lojtarët e tij në barazimin 2-2 në shtëpi ndaj Dukagjinit në javën e parë të Superligës së Kosovës.
Ballkani ishte dy herë në epërsi, mirëpo skuadra mysafire megjithatë arriti t’i barazonte shifrat.
Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës nga Theranda ka thënë se ata ishin në dijeni se do ishte një takim i vështirë, mirëpo u mungoi fati.
“Të them të drejtën, e kemi pritur të ketë vështirësi, pasi ndeshjet e para gjithmonë dinë të jenë befasuese. Pësuam dy gola nga dy gabime dhe ky është epilogu i ndeshjes”, ka thënë Isufi për Art Sport.
“Ndërtuam lojë, krijuam raste dhe patëm iniciativë por na mungoi shpërqendrimi në golat e pranuar. Jam i kënaqur me mënyrën e lojës dhe angazhimin”.
“Na mungoi fati, por edhe Dukagjini pati një ekip shumë cilësorë”, përfundoi strategu i Ballkanit. /Telegrafi/






















































