LAJMI I FUNDIT:

Isufi: AAK e ka nis fushaten, zgjedhjet në pranverë

Isufi: AAK e ka nis fushaten, zgjedhjet në pranverë

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se tubimi i partisë së tij të shtunën ka qenë prezantim qeverisës i tyre, duke shtuar se është paradoksale që në vendin tonë të mos ndodh ndryshimi.

“Kjo qeveri duhet ta ndërprejë mandatin, sepse është duke i bërë dëme Kosovës”, ka thënë Isufi, në emisionin “Rrokum Roll” në TV Rrokum.

Isufi thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje në pranverë “ngase qytetarët nuk do të lejojnë të qeveriset kështu dhe do të dalin në protesta, sepse nuk durohet kjo gjendje”.


Ai ka thënë se partia e tij tashmë e ka nis fushatën.

Isufi thotë se edhe faktori ndërkombëtar është i interesuar për një qeveri stabile dhe përgjegjëse që i dërgon deri në fund obligimet. /Telegrafi/