Site icon Telegrafi

Ismajli për Newborn: E kom rujt prej tana partive – s’kom lanë mesazh të Vetëvendosjes në monument

Fisnik Ismaili tha se në obeliskun Newborn s’ka lënë ndonjë mesazh të Vetëvendosjes edhe në kohën sa ishte pjesë e kësaj partie.

Ai tha se obeliskun e ka ruajtë nga të gjitha partitë.

Ismaili tregoi se sivjet në obelisk mbulohet tema e inteligjencës artificiale teksa çdo vit ka pasur tema apo kauza që kallxojnë përfshirjen e shtetit tonë në botë.

“Newborn çdo vit e ka nga një temë që është aktuale në botë, edhe kallxon përfshirjen e Kosovës në botë. Kam rezistu mi futë politikat ditore në tematikë të Newbornit, qata e kam ruajtë prej tana partive”.

“Edhe vetë kur kam qenë i përfshirë në politikë s’kam lënë ndonjë mesazh të Vetëvendosjes me u shpërnda në monument e kam rujtë qat integritetin e monumentit ku kemi prekë tema të ndryshme”, u shpreh Ismaili në Pressing.

Exit mobile version