LAJMI I FUNDIT:

Ismajli: Në Gjilan janë 163 raste aktive me coronavirus, 33 të vdekur

Ismajli: Në Gjilan janë 163 raste aktive me coronavirus, 33 të vdekur

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli ka thënë për RTV Dukagjinin se sot në këtë komunë situata me coronavirus është e menaxhueshme.

Ismajli ka thënë se Gjilani në total ka 844 raste të prekura me coronavirus.

“Nga këto raste 648 janë të shëruar, 33 të vdekur dhe 163 raste aktive”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Nënkryetari i Gjilanit thotë se nga rastet aktive 49 pacientë janë të hospitalizuar ndërsa të tjerët në izolim shtëpiak.

“Momentalisht Spitali i Gjilanit ka kapacitete të mjaftueshme për t’i përballuar pacientët e prekur me coronavirus”.

Ismajli ka thënë se megjithatë situatë është e lodhshme edhe për qytetarët sa i përket pandemisë.

Nënkryetari i Gjilanit thotë se për fat të mirë pjesa dërmuese e qytetarëve në këtë komunë po respektojnë masat e vendosura nga institucionet

“Ka edhe ata që nuk preferojnë të vendosin maska, por edhe nga raportet që marrim policia do ditë shqipton gjoba për mos vendosje të maskave”, tha ndër të tjera Arbër Ismajli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Lajme
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Kalo në kategori