LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: U nënshkrua kontrata për jetësimin e spitalit të Prishtinës

Ismaili: U nënshkrua kontrata për jetësimin e spitalit të Prishtinës

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës për studimin e fizibilitetit për Spitalin e Prishtinës.

Sipas njoftimit për media, kjo kontratë e cila u nënshkrua në mes të Ministrit të Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe përfaqësues së kompanisë gjermane me renome botërore, ICME, Andrea Kdolsky, do të hyjë në fuqi menjëherë.

Kompania gjermane përveç studimit të fizibilitetit do të hartoj edhe planin detal të këtij projekti. Me këtë rast, Ministri Uran Ismaili tha se kjo është një kontratë e shumëpritur nga qytetarët e Prishtinës.



“Brenda pak muajve, kompania gjermane, ne renome ndërkombëtare, do të ketë të gatshëm studimin e fizibilitetit që do të na tregoj nevojat dhe kapacitetin e Spitalit. Pastaj menjëherë do të hartoj edhe planin detal për të nisur ndërtimin e një Spitali të cilin qytetarët e Prishtinës e kanë pritur për një kohë të gjatë”, ka thënë Ismaili.

Përfaqësuesja e kompanisë gjermane ICME, Andrea Kdolsky, e cila ishte ministre e shëndetësisë e Austrisë, ka thënë se është nderuar që të nisë edhe këtë projekt në të mirë të shëndetësisë kosovare.

“Jam e nderuar që do të punoj me ministrin Ismaili, i cili është një vizionar dhe që në këtë projekt do të ketë përkrahë një njeri ideal nga Administrata Publike si ministri Yagcilar. Do të sjellim përvojën tonë më të mirë ndërkombëtare në shtetin tuaj në lidhje me Spitalin e Prishtinës”, ka thënë Kdolsky.

Ministri në detyrë i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, i ka uruar të gjithë qytetarët e Prishtinës duke thënë se ky është një një projekt i rëndësishëm për krijimin e shërbimeve më të mira shëndetësore.

Për periudhën tri vjeçare 2019-2021, janë ndarë 7 milionë euro për ndërtimin e këtij Spitali me mundësi shtimi të buxhetit nëse studimi i fizibilitetit thotë se ai do të kushtoj më shumë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori