LAJMI I FUNDIT:

Ministri Ismaili përuron pajisjet moderne në QKUK

Ministri Ismaili përuron pajisjet moderne në QKUK

Për herë të parë Klinika e Kirurgjisë Torakale është pajisur me VATS në vlerë prej 64 mijë euro.  Kjo aparaturë rritë cilësinë dhe sigurinë e ndërhyrjes, zvogëlon mundësinë për infeksione dhe përshpejton kohën e rehabilitimit të pacientit. Një operim i tillë në klinikat private u ka kushtuar qytetarëve 25 deri në 40 mijë euro.

Sipas njoftimit për media, ministri Ismaili, gjatë përurimit të këtyre pajisjeve, tha se duke luftuar korrupsionin në shëndetësi është bërë e mundur që të kursehen më shumë para të cilat po kthehen në investime për klinikat dhe spitalet tona.

“Sot në Kirurgjinë Torakale përuruam pajisjen e re të VATS-it dhe Bronkoskopin që bashkë kapin vlerën e 74 mijë eurove. VATS-i i ri do të rritë shumë sigurinë e pacientit në operacione dhe do të mundësojë rehabilitim më të shpejtë të tij. Meqenëse operimet e tilla në privat sillen nga 25 deri në 40 mijë euro, ne kemi bërë një ndërhyrje që direkt prekë jetën e pacientëve dhe buxhetin e familjeve”, ka thënë Ismaili.


Më tutje, ai ka thënë se duke luftuar korrupsionin ka nisur të kthehet shpresa dhe besimi i qytetarëve në sistemin tonë shëndetësor.

“Miliona euro të shpëtuara në blerjen e barnave i kemi kthyer në orientimin e duhur: në më shumë aparaturë moderne për klinikat dhe spitalet tona të cilat tani janë në shërbim të plotë të pacientëve, qytetarëve dhe familjeve”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori