Lista esenciale e barnave nuk është azhurnuar që nga viti 2013 dhe e cila ka bërë që të mos jetë në përputhje me nevojat e pacientëve dhe zhvillimin e trendëve mjekësore dhe farmaceutike.
Një listë e tillë është paralajmëruar kohë më parë nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili. Ky i fundit ka siguruar se kjo listë do të përfundojë gjatë këtij viti.
Ministri Ismaili në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se për listën esenciale të barnave, janë duke e pritur dritën e gjelbër nga Organizata Botërore e Shëndetit.
“Muaji maj do të na sheh me një listë esenciale të përfunduar. Kështu të paktën janë të gjitha parashikimet. Jemi duke pritur vetëm OBSh-në, të na jep dritën e gjelbër për gjithë punën që është bërë. Është një punë jashtëzakonisht e madhe, e vështirë. Mirëpo janë përfshirë barna të ndryshme dhe tani do të arrijmë me një listë e cila është më komplete se qe e kemi pas por edhe një listë e cila nuk i jep favore asnjë kompanie por i jep favore vetëm kualitetit. Do të mundësojë që, ju e dini se që nga viti 2012 nuk ka pasur revidim të listës esenciale, pra barnat kanë mbetur të vitit 2012”, tha Ismaili.
Këtë vit pritet që të rregullohen edhe çmimet e barnatoreve në treg. Në lidhje me këtë ministri Ismaili, ka bërë të ditur se ato do të jenë të njëjta dhe jo më të shtrenjta se në vendet e rajonit. Balancimin e çmimeve, Ismaili thotë se e kanë pranuar edhe farmacistët.
“Nëse shkon dhe e sheh se kjo ka ndodhur me vite e vite ajo i varfëron njerëzit, se pse ka nevoje Kosova pse ka nevojë qytetari Kosovës me e ble një bari më shtrenjtë se në Maqedoni dhe Shqipëri, cila është arsyeja? Nuk kemi kurrë far arsye ne me ble më shtrenjtë, e jona, qëllimi duhet me qenë aty ose më lirë por jo më shtrenjtë dhe mendoj që këtë e kanë kuptuar edhe vet pra farmacistët dhe unë kam pas një mbështetje të madhe që kjo të rregullohet njëherë e përgjithmonë”, u shpreh ai.
Ismaili ka bërë të ditur se udhëzimi administrativ në lidhje me rregullimin e çmimeve të tregut në farmacitë e vendit, do të nënshkruhet gjatë muajit maj.
“Ky udhëzimi administrativ është në draftin e fundit dhe po besoj që gjatë muajit të ardhshëm do të nënshkruhet apo në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm do të nënshkruhet dhe do të krijoj një rrjet tjetër në barnatoret tona ku çmimet do të jenë të njëjta, dhe qytetarët do të shkojnë të blejnë mbi bazën e shërbimit”
Shpërndarja jo e mirë e barnave dhe mjeteve për repartet spitalore, sipas Ismailit, do të përfundojë së shpejti. Ai ka paralajmëruar se nëpër të gjitha klinikat e QKUK-së, do të bëhen barnatore, nga të cilat do të furnizohen repartet. Ai pranon se këto mjete spitalore nuk kanë pasur kontroll.
“Ne kemi investuar së bashku me ShSKUK-në që të kemi barnatore dhe në klinika të QKUK-së, barnatore të cilat do të ruhen barnat dhe materialet për atë repart. Deri më tani nuk e kemi pasur një gjë të tillë dhe janë ruajtur në ambientet të cilat as nuk kemi pas kontroll dhe as nuk e kemi ditur çka ka ndodhur. Ky problem i shpërndarjes së barnave, ka krijuar shpeshherë probleme”, tha Ismaili.
Ismaili e sheh urgjente furnizimin klinikave me barnave, duke marrë shembull edhe rastin e fundit ku mungesa e dorëzave në Klinikën e Gjinekologjisë.
“Rasti i furnizimit të barnave është rast që ka nevojë të përmirësohet dhe do të përmirësohet urgjent, pra kemi filluar nga viti kaluar por mos e shihni furnizimin me barna si të ndarë, furnizimi i barnave ka pas të bëjë së pari me ndarjen e çmimeve abuzive, se ti nëse blen barna me çmime të shtrenjta nuk i ke realizuar, dhe nëse e mbushë spitalin barna, por i ke blerë me 7-8 milionë, 10 milionë euro më shtrenjtë, ti ke bërë një punë të keqe dhe të gabuar”, tha ai.
Ministri i Shëndetësisë tha se janë përmirësuar dukshëm problemet, të cilat kanë bërë që Kosovës t’i humbin milionat. Rastin e mungesës së dorezave, e quan problem që ka të bëjë me centë.
Viti 2020 pritet ta gjejë Kosovën me sigurimet shëndetësore. Ministri Ismaili ka pohuar se një gjë e tillë do të bëhet.
Ai ka thënë se si fillim këto sigurime do të mbulojnë pagesën e barnave jashtë spitalore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova