Ismaili 11-vjeçar nga Tetova me aftësi të veçanta, shkruan poezi edhe në gjuhën shqipe edhe në gjuhën maqedonase
Bashkëmoshatarët e tij zakonisht kohën e lirë e kalojnë duke luajtur në telefon, ndërsa Ismail Shasivari nga Reçica e Madhe e Tetovës, dëshiron që të ndajë disa orë për të shkruajtur poezi dhe prozë. Këtë ai e bën me sukses edhe në gjuhën amtare shqipe, edhe në atë maqedonase.
Që nga mosha e hershme ai ka shkruar në të dy gjuhët dhe tani është rrugës për të pasur poezitë dhe tregimet e tij në numër më të madh.
Mësuesit e gjuhës maqedonase dhe shqipe në shkollën “Përparimi”, pas katër muajve pasi janë takuar me Ismailin e kanë parë se ka kreativitet dhe talent, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe pse gjuhën maqedonase e ka mësuar për tre vjet, Ismaili shprehet shumë mirë dhe krijon, për dallim nga nxënësit tjerë të moshës së tij, thotë për “deca.mk” mësuesja e tj, Violeta Tomeska. Në tetor kur ka qenë ushtrimi i parë me shkrim, ajo i ka vërejtur aftësitë e shkëlqyera të Ismailit.
“Derisa flisnim për ushtrimin me shkrim, e pyeta Ismailin nëse ai dëshironte të merrte pjesë në një konkurs çmimesh nga një klub letrar në Tetovë. Ai u përgjigj se e dëshironte atë dhe se kishte një fletore me vargje që i kishte shkruar. Ai më tregoi fletoren, kështu që ne ramë dakord të aplikonim për disa gara, ku më pas iu dha një çmim. Ai dallohet për krijimtarinë dhe shkrimin e tij. Temat e tij janë të ndryshme dhe të pasura”, thotë mësuesja Violeta.
Ismaili është pyetur se si ka arritur ta zotërojë gjuhën maqedonase aq mirë sa që tani e përdor atë për poezi dhe prozë, ai menjëherë u përgjigj se i pëlqen të shikojë përralla popullore maqedonase. Duke parë ato histori, ai mësoi gjithashtu gjuhën dhe u njoh me shumë nga gjërat e treguara në to.
Ai thotë se frymëzimin për vargjet e tij e gjen në jetën e përditshme, në atë që ndodh ose bëhet në shtëpi, gjërat që ai takon në vendin e tij, në shkollë dhe madje edhe në televizion. Në fletore ai shkruan për kafshët që i do, veçanërisht kuajt e zi, baba dimrin, fluturat, etj.
Ismaili thotë se është herët që të tregojë çfarë dëshiron të jetë kur të rritet. Por e di se dëshiron të shkruajë dhe krijojë. Megjithatë edhe ai është fëmijë si të gjithë tjerët dhe ka dëshirë të luajë me top./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!