LAJMI I FUNDIT:

Ismail Kadare, vlerësohet me çmim në Itali

Ismail Kadare, vlerësohet me çmim në Itali

Shkrimtari Ismail Kadare merr një tjetër çmim, kësaj radhe në Itali. Në Udineze, Kadare u vlerësua me motivacionin si rapsod i dashuruar, por dhe kritik i popullit të tij.

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare është fituesi i çmimit prestigjioz Nonino për vitin 2018, edicioni i 43 i këtij evenimenti që promovohet nga distileritë e Perkotos në Udineze dhe që i shkon personazheve të mëdhenj të kulturës me gjykimin e një jurie të drejtuar nga nobelisti V.S. Naipaul.
«Një rapsod i dashuruar, por edhe kritik me popullin e tij.

Mes realitetit historik dhe legjendave që rikujtojnë madhështitë dhe tragjeditë e të shkuarës ballkanike dhe osmane, Kadare krijoi tregime të mëdha – shkruhet në vlerësimin e jurisë. Shkrimtari shqiptar merr kështu vlerësimin e radhës që i shtohet vargut të gjatë të vlerësimeve ndërkombëtare për të.


Juria në Udineze gjithashtu vlerësoi me çmimin ‘një mjeshtër i kohës sonë’ filozofin italian Giorgio Agamben, krijuesi i konceptit Homo Sacer, qenia njerëzore për të cilin jeta është e shenjtë. Ceremonia e dhënies së çmimeve do të zhvillohet në distileritë Nonino Di Ronchi në Perkoto, në Udineze, më 27 janar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori