LAJMI I FUNDIT:

Ismail Kadare dhe autoritarizmi irracional i Enver Hoxhës e Ali Tepelenës te “Kamarja e turpit”

Ismail Kadare dhe autoritarizmi irracional i Enver Hoxhës e Ali Tepelenës te “Kamarja e turpit”

Vepra e Kadaresë, pas botimit në Angli hidhet në treg më 6 dhjetor 2018 edhe në SHBA. Shkrimi për “Kamaren e turpit” është botuar në revistën kulturore “The Los Angeles Review of Books”

Nga: Ani Kokobobo (profesoreshë në Universitetin e Kanzasit)
Përktheu : Dhurata Hamzai

I publikuar për herë të parë në vitin 1978, ndërsa u tërhoq nga libraritë në Shqipërinë represive të Enver Hoxhës, “The Traditor’s Niche” (“Kamarja e turpit” – përshtatur në anglisht “Kamarja e tradhtarit” – Dh.H.) e Ismail Kadaresë, përkthyer kohët e fundit nga John Hodgson, të çon në Perandorisë Osmane që është imagjinuar si një vend i rëndësishëm krijues për autorin. Me veprën narrative që ndodhet pjesërisht në Stamboll, pjesërisht në Shqipëri, dhe pjesërisht në Greqinë e sotme, romani e çon lexuesin në të gjitha pjesët e perandorisë, nga qendra e pushtetit në periferi të stuhishme, ku vendasit në mënyrë rebele i kundërvihen vullnetit të sulltanit.


Romani nxjerr në pah në mënyrë të pamëshirshme ndikimin e autoritarizmit, duke treguar se si e thyen shpirtin njerëzor – duke përfshirë, ndoshta më të keqen, shpirtrat e atyre që aspirojnë të jenë autokratë. Leximi i librit sot mund të kuptohet si një reagim që provokon censorët komunistë, pasi kritika e tij, megjithëse e zhvendosur në kohë, drejtohet qartë në regjimin e Hoxhës. Megjithatë, historia është gjithashtu një shëmbëlltyrë më e gjerë e autoritarizmit që është i pranishëm përtej momentit të menjëhershëm historik.

Kadare shpesh ka deklaruar se ai i sheh peizazhet letrare si të ndara nga realitetet e caktuara historike: literatura, shkurt, ka kohën dhe hapësirën e vet. Megjithëse disa nga veprat e autorit, të tilla si romani i tij i vitit 1977 “Dimri i madh” janë vendosur në botën e përditshme të Shqipërisë komuniste, shumica e shkrimeve të tij më të mira eksplorojnë realitete të ndryshme historike. “Kronika në gur” (1971) të fut në perspektivën e një fëmije të vogël që rritet në Shqipëri në vitet 1940; “Prilli i thyer (1978) hulumton shoqërinë në malësinë e sunduar nga një kod antik i ligjit; “Ura me tri harqe” (1978) përshkruan një botë mesjetare të qeverisur nga besëtytnitë dhe magjitë. Megjithatë, vetëm një gjë e tërhiqte imagjinatën e tij në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht kur shkruante nën diktaturë: Perandoria Osmane e shekullit të XIX-të. Në “Pallatin e ëndrrave” (1981), për shembull, Kadareja ekzagjeron realitetet historike të shtetit osman, në mënyrë që të paraqes thelbin e totalitarizmit.

Në “Kamaren e turpit”, autori përsëri evokon një atmosferë frike, terrorizmi dhe autoritarizmi. Kur dikush tradhton perandorinë, atij do t’i pritet koka nga Tunxh Hata, shërbëtori i bindur i perandorit i cili e mban me ceremoni në duar kokën në kryeqytet. Aty ai shfaqet në podiumin më të madh të tradhtarëve në një shesh të madh publik, si një paralajmërim kundër rebelimit të ardhshëm. Mbikëqyrësi i kamares, Abdullai, është i ngarkuar me përgjegjësinë e sigurimit të kokave që të mos shpërbëhen shumë shpejt. Ai i inspekton ato në baza ditore, duke tërhequr me vizitat e tij vëmendjen e të gjithë vëzhguesve aty pranë, pasi ai mishëron fuqinë e tmerrshme të perandorisë. Megjithatë, kur Kadare na çon brenda mendjes së Abdullait, ne takohemi me një krijesë shumë më pak imponuese: një njeri i traumatizuar, i brutalizuar nga puna e tij, me një impotencë seksuale, si i vdekur brenda, ashtu si kokat që ai ruan në mur. Për ironi, Abdullai përjeton një ndjenjë të çuditshme të zhvendosjes së kokës së tij nga pjesa tjetër e trupit të tij.

Ashtu si në “Pallatin e Ëndrrave”, Perandoria Osmane është evokuar në “Kamaren e turpit” si një regjim autoritar i paarsyeshëm. Gjatë rrjedhës së romanit, Ali Pashë Tepelena dhe turku Hurshid Pasha shquhen për epërsi, me qëllim që të mos iu pritet koka dhe të dërgohen në botën tjetër. I dërguar për të sunduar mbi Pashallëkun e Janinës, territoret evropiane të perandorisë, Tepelena u rebelua kundër Sulltanit në 1820-n, kohë kur Hurshid Pasha, gjeneral dhe vezir i madh u dërgua për të shuar revoltën. Fakti që përfundimisht të dy burrat përfundojnë në varr, edhe pse Pasha e mposhti Shqipërinë dhe e çoi krahinën nën kontrollin perandorak, pasqyron arbitraritetin e thellë të pushtetit osman në kulmin e saj.

Në shkrimet e tij Kadareja shpesh e përshkruan regjimin e Hoxhës si thelbësisht absurd, duke u bazuar në vendimet e jetës ose vdekjes mbi tekat arbitrare. Në “Pallatin e Ëndrrave” mbizotëron i njëjti despotizëm, që jepet në formën e shenjave që përcaktojnë nëse një person jeton ose vdes. Në “Kamaren e turpit”, Hurshid Pasha është vendosur në Kamare për arsye misterioze dhe kryesisht të pashpjegueshme, ndoshta (kjo është e nënkuptuar) për shkak të një ëndrre. Edhe pse ai kryen vetëvrasje për të shpëtuar nga gjymtimi, trupi i tij zhvarroset dhe i pritet koka nga një shtet që ka për qëllim përjetësimin e spektaklit të tij të përgjakshëm të pushtetit.

Koka e Hurshid Pashës zëvendësohet në mur me atë të Tepelenës, historinë e të cilit Kadare e evoluon në një farë mase. Kjo shprehje e nëndheshme ka të ngjarë të jetë një arsyeja kryesore përse libri është tërhequr nga libraritë në Shqipërinë komuniste. Kadareja ofron një përshkrim të ndërlikuar të Tepelenës duke sjellë në mëndje “Ivanin e tmerrshëm”, pjesa e dytë e Sergei Eisensteinit, një film i bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore që nuk u lejua në BRSS deri në vitin 1958, pesë vjet pas vdekjes së Stalinit – sepse ishte ndaluar nga diktatori. Përmbledhja e Eisensteinit për Ivanin e vetmuar, të mërzitur dhe tiranik, e goditi pak si shumë afër shtëpisë. Ndërsa, në figurën e Tepelenës, Kadare në mënyrë të ngjashme ka zbuluar tiraninë e barrës psikike, që imponon vet tiraninë: një njeri i zemëruar dhe xheloz i cili kërkon dashurinë e pasuesve të tij, por e gjen veten krejtësisht të padashur. Tepelena braktiset nga të gjithë përveç bashkëshortes Vasiliki, shoqëruesja e vetme përgjatë kohës deri në vdekje.

Kadare shpesh ka thënë se ai mbeti gjallë në diktaturën komuniste, vetëm sepse Hoxha e pëlqente portretin e tij në “Dimrin e madh”. Megjithatë, diktatori kishte gjasa të shihte veten e tij edhe te Ali Pashë Tepelena. Xheloz për dashurinë që luftëtarët e shekullit të XV-të, si Skënderbeu, frymëzuan midis shqiptarëve, Tepelena, ndonëse një udhëheqës dinak dhe i fortë, nuk e respektonte vërtet popullin e tij. Ai nuk ishte i kënaqur, sepse thjesht dëshironte të dominonte. Kadare e ekspozon vetminë e diktatorit me dhembshuri të madhe, por kjo nuk e pengon atë të shohë sesi Tepelena dehumanizon dhe instrumentalizon të tjerët edhe kur ai përballet me vdekjen e tij.

Leximi i “Kamares së turpit” sot, 40 vjet pas botimit të parë, të bën ta shikosh romanin si një mesazh për racionalitetin, procesin e duhur dhe kontrollet dhe balancat e qeverisë. Në këtë tekst, si në shumë nga veprat e tij, Kadare e mbron vlerën e artit dhe të imagjinatës – forcat kulturore dhe psikologjike që kërkojnë liri të plotë, pikërisht ajo që diktatorët kundërshtojnë. Në lirinë e mbytur, udhëheqësit autoritarë po e mbysin imagjinatën: ata kërkojnë armata gri që ndjekin automatikisht urdhrat e tyre dhe jo subjekte autonome me personalitete të pavarura.

Kadare gjithashtu tregon një talent unik duke i hedhur sytë brenda mendjes së një tirani. Ashtu si në “Pallatin e Ëndrrave”, autori nuk e demonizon thjesht diktatorin e uritur të pushtetit. Përkundrazi, ai përshkruan një individ të thellë me të meta në të udhëhequr nga mashtruesi i joshjes së pushtetit dhe zbukurimet e tij. Fakti që një njeri i zakonshëm si Ali Pashë Tepelena mund të jetë po aq monstruoz dhe diktatorial sa vetë Sulltani, është një zbulesë e rëndësishme, sepse tregon sa lehtë mund të bëhemi të gjithë bashkëpjesëmarrës në mohimin e lirisë. Ashtu si Hoxha nuk u dorëzua përfundimisht në një paranojë deiluzionale, kështu që Kadareja na tregon gjurmët e këtij dyshimi të lindur nga Sulltani, te Tepelena dhe madje deri tek Hurshid Pasha. Frika që përjeton Pasha rezulton të jetë plotësisht e justifikuar, kur vjen një urdhër për kokën e tij. Iracionaliteti i pushtetit autoritar është aq ekstrem, sepse ka një cilësi pothuajse sureale ndaj urdhrave të diktatorëve të romanit. Në “Kamaren e turpit”, ashtu si në të gjitha veprat e tij më të mira, Kadare fuqishëm i kujton – edhe kritikon – fuqinë e pakontrolluar, të çuditshme në dukje. /Shqiptarja/

Në trend Kultura

Më shumë
Kryqtari i fundit i shqiptarisë

Kryqtari i fundit i shqiptarisë

Kulture
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
Jeta përmes citateve: Ismail Kadare

Jeta përmes citateve: Ismail Kadare

Kulture
S’KA MË SHTËPI KURVASH

S’KA MË SHTËPI KURVASH

“T’A DIJË SHQYPNIJA PRÁ, E SHEKLLI MBARË, SE MÂ MBAS SODIT UN S’JAM SHQYPTÁR”

“T’A DIJË SHQYPNIJA PRÁ, E SHEKLLI MBARË, SE MÂ MBAS SODIT UN S’JAM SHQYPTÁR”

Kalo në kategori