LAJMI I FUNDIT:

Islanda dhe Shqipëria kanë luajtur shtatë herë në të kaluarën, si qëndron bilanci mes tyre

Islanda dhe Shqipëria kanë luajtur shtatë herë në të kaluarën, si qëndron bilanci mes tyre
(Foto: SS/FSHF)

Shqipëria nis sot (e hënë) misionin e Ligës së Kombeve me përballjen në udhëtim ndaj Islandës që do të luhet në Reikjavik në orën 20:45.

Ndërsa na ndajnë edhe disa orë nga kjo përballje, që deri diku shihet më e vështira për Shqipërinë, le të kthehemi njëherë pas për të parë bilancin e përballjeve mes këtyre dy skuadrave.

Islanda dhe Shqipëria janë ndeshur në total shtatë herë me njëra-tjetrën: dy herë në kualifikueset e Botërorit, katër herë në kualifikueset e Evropianit dhe një ndeshje miqësore. Në këto ndeshje tri janë fituar nga kuqezinjtë, ndërsa në katër përballjet e tjera kanë qenë islandezët ata që kanë triumfuar – shkruan SuperSport.


Islandë-Shqipëri janë takuar për herë të parë në kualifikueset e Evropianit 1990-1991, me një ndeshje të luajtur në transfertë që u mbyll me rezultatin 2-0 të vendasve dhe një takim të luajtur në vendin tonë që përfundoi me fitoren e kuqezinjve 1-0.

Shqipëria sot nis kampanjën kualifikuese në Ligën e Kombeve, synohet triumfi në Islandë
Lexo po ashtu Shqipëria sot nis kampanjën kualifikuese në Ligën e Kombeve, synohet triumfi në Islandë

Më pas këto dy përfaqësuese do të ritakoheshin në miqësoren e vitit 2004 që u luajt në Shqipëri dhe u mbyll me rezultatin 2-1.

Ndeshjet e radhës mes Islandës dhe Shqipërisë do të ishin në kualifikueset e Kupës së Botës në 2012-2013, me të dyja ndeshjet si atë që u luajt në vendin tonë dhe atë në udhëtim që u mbyllën me rezultatin 2-1 për islandezët.

Ndërsa përballjet e fundit për këto dy skuadra datojnë në kualifikueset e Evropianit në 2019-2020, me takimin e parë që u mbyll me rezultatin 1-0 për Islandën, ndërsa ndeshjen e dytë e fitoi Shqipëria 4-2.

Referuar statistikave Islanda ka një fitore më shumë se “kuqezinjtë” dhe në një situatë kur përfaqësuesja e tyre nuk ndodhet në momentin më të mirë të mundshëm, Shqipëria shihet më e favorizuar për të dalë me fitore mbrëmjen e sotme, megjithatë në futboll asnjëherë nuk i dihet.

Reja pritet të bëj disa ndryshime, kështu do të luaj Shqipëria ndaj Islandës
Lexo po ashtu Reja pritet të bëj disa ndryshime, kështu do të luaj Shqipëria ndaj Islandës

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

La Liga
Kalo në kategori