Islami ka firmosur kontratë me klubin më të madh në vend, Prishtinën.

Kjo nuk është njohje e re për të dyja palët pasi që Islami është zhvilluar si futbollist pikërisht në kryeqytet.


Lajmin për Telegrafin e ka zbuluar vet Islami. “Është ndjejë e veçantë të jem pjesë e Prishtinës. E falënderojë klubin për besimin që ka treguar ndaj meje”.

“Trajneri Ramiz Krasniqi është arsyeja pse kam vendosur për Prishtinën. Dua që t’u premtoj të gjithëve më të mirën time për të pasur sa më shumë suksese”, ka thënë Islami, i cili thotë se te Prishtina synon të fitojë titullin e kampionit.

Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Hysin, Dritën dhe Hajvalinë. /Telegrafi/

telegrafi sport app