ISIS ka pretenduar se vdekja e gjeneralit iranian Qassem Soleimani ishte një veprim i 'ndërhyrjes hyjnore' dhe se do të përfitojë nga kauza e tyre xhihadiste.  

Në gazetën e përjavshme të ISIS, Al-Naba, ekstremistët thanë që ndërsa armiqtë e tyre po luftonin njëri-tjetrin, duke kulluar energji dhe burime, xhihadistët do të jenë në gjendje të rigrupohen, sipas BBC, transmeton Telegrafi.


23246314 7874033 Islamic State of Iraq and the Levant fighters march shown in pro a 25 1578677220007

Disa ditë pas sulmit, NATO tërhoqi 'disa personel' nga vendi, duke sqaruar se 'siguria e personelit tonë është parësore', pasi u ngritë frika se Republika Islamike mund të shkatërronte perëndimorët në Irak pas goditjes.

Gjermania largoi të gjithë personelin e stërvitjes ushtarake nga Iraku në Jordan dhe Kuvajt.

23063126 7861395 The UK has armed forces personnel deployed in a variety of locat a 54 1578414584090

Personeli, së bashku me aleatët e tjerë evropianë, ishin në Irak të ngarkuar me trajnimin e forcave të sigurisë së vendit për të ndaluar riorganizimin ekstremist në rajon pasi ato u zhdukën përfundimisht në dhjetor 2017.

Pavarësisht trazirave të fundit, si nga Irani ashtu edhe nga presidenti amerikan Donald Trump, milicitë shiite në Irak janë zotuar të hakmerren për vdekjen e Soleimani. /Telegrafi/

23246052 7874033 image a 16 1578676834832