Një video interesante është duke qarkulluar në rrjete sociale.

Në të është fiksuar momenti kur një burrë në Alaskë ishte duke peshkuar, dhe papritur pranë tij shfaqet një ari e ja rrëmben peshkun që kishte zënë grepi.


Në pamje shikohet se si ariu afrohet me qetësi pranë peshkut të zënë, e merr në putra salmonin dhe më pas largohet me shpejtësi nga aty.

Ndërsa burri nuk e ka fshehur trishtimin nga ky episod, pasi kishte një kohë të gjatë që priste për peshkun e rrëmbyer nga ariu.

Për më shumë ju ftojmë të shihni videon e mëposhtme. /tch/