LAJMI I FUNDIT:

I ishin vënë në ndjekje një personi me veturë, IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Ferizaj

I ishin vënë në ndjekje një personi me veturë, IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht departamenti i hetimeve pas publikimit të një video në media, sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim me dyshimin për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në Ferizaj.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 23.12.2024 në Ferizaj në orët e vona të natës kur policia kishin ndaluar një të dyshuar i cili nuk ishte ndaluar me veturën e tij dhe policia i ishte vënë në ndjekje.

Siç bëhet e ditur në njoftim, rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore.


“Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente hetuesit e IPK-së në interes të hetimit kanë dhënë rekomandimin për suspendim nga detyra për tre zyrtarë policorë të cilët janë të dyshuar për tejkalim të autorizimeve dhe veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’ “, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në njoftim thuhet se veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin kompetent. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Siguri
Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Lajme
KEK shpall konkurs për Kryeshef Ekzekutiv, bëhen ndryshime në menaxhment

KEK shpall konkurs për Kryeshef Ekzekutiv, bëhen ndryshime në menaxhment

Lajme
​KQZ po çalon në secilën fazë të procesit të numërimit të votave

​KQZ po çalon në secilën fazë të procesit të numërimit të votave

Lajme
Kalo në kategori