LAJMI I FUNDIT:

Ish-zyrtari i Gjendjes Civile në Ferizaj arrestohet për keqpërdorim të pozitës

Ish-zyrtari i Gjendjes Civile në Ferizaj arrestohet për keqpërdorim të pozitës
Foto: Ilustrim

Një ish-zyrtar i Gjendjes Civile në Ferizaj është arrestuar nga Policia e Kosovës më 23.04.2024 nën dyshimin për keqpërdorimi të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në njoftim thuhet se i dyshuari tani mban pozitë tjetër.

Sipas Policisë, ai po dyshohet se derisa ishte zyrtar i Gjendjes Civile deri në vitin 2019, ka regjistruar një shtetas të huaj (turk) në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, pa plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.


“Si rrjedhojë e këtyre veprimeve të njëjtit i ishte mundësuar që të pajiset me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe pastaj edhe me patentë shofer”- ka njoftuar Policia.

Ndërsa tutje në njoftim thuhet se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, kurse i dyshuari turk është ekstraduar në Turqi.

“Me datë 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit të lartcekur për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës, ku pas intervistës me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë. Ndërsa personi i dyshuar mashkull turk që dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” tani është i ekstraduar në Turqi”- thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori