Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, thotë se përpjekja e Kosovës për të përfituar pas luftës në Ukrainë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare nuk është mirëpritur prej diplomatëve. Ai thotë se procesi për anëtarësim në NATO, Këshill të Evropës dhe BE është dashur të jetë si vazhdimësi për Kosovën dhe jo moment që duhet shfrytëzuar dhe përfituar.
Berisha në një intervistë për KosovaPress, thotë se politika e jashtme e Kosovës s’ka pasur asnjë përparim, por ka pas regres.
“E gjithë politika e jashtme e kësaj strukture bëhet për qëllime të politikës së brendshme. Politika e jashtme duhet të ndahet prej politikës së brendshme, kuptimin e përfitimeve politike të votave. Në jetë dhe traditën shqiptare dhe procese demokratike nuk është e leverdishme përfitimi përmes një situate. Përpjekja që krizën në Ukrainë dhe automatikisht të dalësh si një profiter për të shfrytëzuar rastin nuk është mirëpritur prej diplomatëve, pasi edhe pse nuk jemi aktiv në qeveri kemi kontaktet tona. Por është dashur të bëhet në mënyrë serioze pa shumë zhurmë dhe të shfrytëzohen kanalet diplomatike dhe të njohura që thonë se ju vazhdoni kërkesën për anëtarësim, qoftë në Këshillin Evropian, NATO dhe BE. Kjo të jetë si një vazhdimësi dhe jo moment që duhet shfrytëzuar dhe përfituar”, thotë ai.
Anëtari në departamentin për politikë të jashtme të LDK-së, thotë se nën Qeverinë Kurti II, ka pasur edhe zbehje të raporteve të Kosovës me aleatët strategjik ndërkombëtar.
“Politika e jashtme këtë vit nuk ka njohur asnjë hap përpara ose zhvillim. Përkundrazi ka ecur prapa, ndoshta edhe këta me ideologjinë leniniste një hap para, dy prapa janë duke ecur prapa, pasi s’kemi pasur asnjë zhvillim siç janë njohjet, raportet me BE-në, raportet bilaterale me shtetet të caktuara dhe raportet zhvillimore në rajon. Përkundrazi kemi zbehje të raporteve me ShBA-në, një mos prezentë totale me shtete evropiane, si Gjermania dhe Franca. Një zbehje edhe në raport me rajonin, duke përfshirë edhe shtetin shqiptar. Në asnjë pikë nuk kemi ecje përpara, po ashtu paraqitjet e zyrtarëve tanë kanë qenë skandaloze me gabime, qoftë në gjuhen e përdorur diplomatike, qoftë edhe me temat që i kanë trajtuar… S’kanë plan, strategji dhe nuk bashkëpunojnë. Po zhvillojnë një politikë popullsite dhe iu ka dhënë rezultatet në politikën e brendshme dhe kanë menduar që edhe në raportet ndërkombëtare përmes popullzimin të përfitojnë”, shton Berisha.
Nga ana tjetër, armatimin e Serbisë nga Kina, Berisha e sheh si një vazhdimësi të politikës së saj, por thotë se hapësira manovruese ushtarake e saj është e kufizuar, pasi shtetet e rajonit janë anëtarësuar në NATO, ndërsa sigurinë në Kosovë ende e ka në kontroll KFOR.
“Kjo është vazhdimësi e politikës serbe, ajo vazhdimisht është armatosur këto vitet e fundit dhe vazhdon. Po ashtu ajo vazhdon të mbajë raportet me Rusinë dhe Kinën. Dy lëvizjet e fundit e fundit të Serbisë në Kombet e Bashkuara janë bërë në miratim me Moskën, pasi Rusia ka nevojë të mbajë një dritare të hapur me Serbinë dhe jo ta izoloj, ndërkohë Serbia vazhdon të luaj me dy letra… Kjo është vazhdimësi e politikës së tyre, edhe ashtu janë të armatosur. Por ruajtja e aleancës dhe raportet tona me ShBA-në e krijon sigurinë në një nivel tjetër. Mos të harrojmë se marrëveshjen e Kumanovës, siguria është kompetencë e NATO-së, KFOR-it. Në këtë kuptim ky është fati i Kosovës dhe rajonit, pasi Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut janë anëtarësuar në NATO. Në këtë kuptim hapësira manovruese ushtarake e Serbisë është e kufizuar dhe rrezikshme edhe për vet Serbinë nëse tenton të marrë hapa të tillë”, thotë ai.
Sa i përket aktivizimit të lobit serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Berisha thotë se fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës nuk duhet të lidhet me zhvillimet e shteteve të tjera, këtë rast Serbisë.
“Kosova duhet të mësojë se është shtet në veti dhe zhvillimi i Kosovës nuk duhet të lidhet me zhvillimet e shteteve të tjera, këtë rast Serbisë. Duhet vet ne të tregojmë pjekuri shtetërore, ne për dallim prej Serbisë, miqësinë me ShBA-në e kemi trasuar në 30 vjetët e fundit dhe është diçka e gatshme, vetëm duhet të mbajmë dhe mirëmbajmë…Serbia e ka pa që nuk mundet pa ShBA-në të ketë një pozicion stabil as në rajon dhe përgjithësi. Në vend ne që të fuqizojmë raportet me ShBA-në ne kemi zbehur me refuzimet e një pas njëshme, duke kontestuar marrëveshjen e Uashingtonit, projektin amerikan të gazit, projektet tjera dhe këshillat e QUINT-it”, përfundon Berisha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deti-adriatik-780x439.jpg)
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë