Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi, ka thënë se vendimi i Qeverisë për mbylljen e çerdheve në situatën aktuale në Kosovë është i pajustifikueshëm logjikisht dhe shkencërisht.
Thaçi ka dhënë tri argumente për këtë konstatim, teksa ka shtuar se IKSHPK duhet ta shqyrtojë mirë çështjen e mbylljes së çerdheve në Kosovë dhe t’i rekomandojë Qeverisë së Kosovës që menjëherë të lejojë hapjen e çerdheve në Kosovë, transmeton Telegrafi.
“Me masat aktuale kufizuese në Kosovë janë të lejuara shumë veprimtari, të cilat paraqesin rrezik shumë më të madh për përhapjen e virusit se sa çerdhet, p.sh: qendrat tregtare, gastronomia, etj.. Në këto veprimtari ka grumbullim më të madh të njerëzve se sa në çerdhe, ka prezencë e frekuentim të njerëzve të moshuar ndërsa në çerdhe nuk ka, ka kushte higjienike më të këqija se në çerdhe, ka kontroll më të vogël se sa në çerdhe”, thotë Thaçi.
Për më shumë, shkrimi i plotë i Jusuf Thaçit:
Pse çerdhet duhet të hapen?
Apo: Pse mbyllja e çerdheve është më e rrezikshme për shëndetin e fëmijëve dhe për shëndetin publik?
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për mbylljen e çerdheve në situatën aktuale në Kosovë është i pajustifikueshëm logjikisht dhe shkencërisht. Mjaftojnë tri argumente për ta mbështetur këtë konstatim:
1. Me masat aktuale kufizuese në Kosovë janë të lejuara shumë veprimtari, të cilat paraqesin rrezik shumë më të madh për përhapjen e virusit se sa çerdhet, p.sh: qendrat tregtare, gastronomia, etj.. Në këto veprimtari ka grumbullim më të madh të njerëzve se sa në çerdhe, ka prezencë e frekuentim të njerëzve të moshuar ndërsa në çerdhe nuk ka, ka kushte higjienike më të këqija se në çerdhe, ka kontroll më të vogël se sa në çerdhe. Prandaj, është e palogjikshme që të mbyllet veprimtaria e çerdheve në ndërkohë që lejohen veprimtari shumë më të rrezikshme për përhapjen e virusit se çerdhet (me këtë nuk po aludoj se këto veprimtaritë tjera duhet të mbyllen, sepse ky vlerësim i përket institucioneve kompetente). Bazuar në këtë, mund të konstatohet se çerdhet janë aktiviteti i fundit që duhet të mbyllet në raste të masave ekstreme kufizuese.
2. Mbyllja e çerdheve në kohën kur aktivitetet tjera dhe lëvizja e qytetarëve nuk është e kufizuar, shto kësaj edhe faktin se jemi në kohë vere me mot të mirë, nënkupton se fëmijët nuk do të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi/banesa, por do të mblidhen në turma para shtëpive/banesave, në lagje, në parqe të lodrave të hapura e të mbyllura, etj.. Në të gjitha këto hapësira do të ketë numër më të madh të fëmijëve se sa në grupet në çerdhe, në këto hapësira ka kushte higjienike më të këqija se në çerdhe, në këto hapësira ka kontroll më të vogël se sa në çerdhe, etj.. Rrjedhimisht, me mbylljen e çerdheve fëmijët janë më të ekspozuar në hapësira e aktivitete që janë shumë më të rrezikshme për përhapjen e virusit se sa sikur të ishin në çerdhe, përderisa nuk ka kufizim të lëvizjes së qytetarëve (me këtë nuk po aludoj se duhet të ketë kufizim të lëvizjes së qytetarëve, sepse ky vlerësim i përket institucioneve kompetente). Bazuar në këtë, mund të konstatohet se çerdhet (duke qenë aktiviteti i fundit që duhet të mbyllet në raste të masave ekstreme kufizuese) mund të mbyllen vetëm në rast se do të ketë edhe masa të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve.
3. Deri më tani në Kosovë nuk kemi asnjë tregues as fakt empirik/shkencor që çerdhet dhe
aktiviteti i tyre të kenë shërbyer si vatër e përhapjes së infeksionit me virus. Kjo për faktin se kjo është një ndër veprimtaritë më të kontrolluara me kujdesin më të madh nga prindërit dhe personeli udhëheqës e edukativo-arsimor i çerdheve, puna në çerdhe organizohet në grupe të vogla të fëmijëve, kushtet higjienike janë të duhura, etj.. Çdo veprimtari e aktivitet tjetër i fëmijëve jashtë çerdheve është më pak i kontrolluar.
Përveç tri argumenteve të sipër-përmendura, ka edhe mjaft argumente të tjera kundër mbylljes së çerdheve, si: shëndeti mental i fëmijëve, zbrazëtirat intelektuale, sociale e emocionale për fëmijët që shkakton mos-vijimi në çerdhe, pamundësia e njërit prind për të shkuar në punë (gjë që ia rrezikon humbjen e vendit të punës prindit, sidomos në sektorin jo-publik), vështirësitë financiare për çerdhet (jo-publike) që financohen nga participimi i prindërve dhe mbetja pa punë e stafit të tyre, etj.. Megjithatë, mendoj që këto janë argumente shtesë, por më pak të rëndësishme krahasuar me shëndetin fizik të fëmijëve dhe shëndetin publik në kohë pandemie.
Shpresoj që
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës
(IKSHPK) ta shqyrtojë mirë çështjen e mbylljes së çerdheve në Kosovë dhe t’i rekomandojë Qeverisë së Kosovës që menjëherë të lejojë hapjen e çerdheve në Kosovë. Gjithashtu, IKSHPK duhet ta ketë parasysh që mbyllja e çerdheve duhet të bëhet 1) vetëm në rastet kur mbyllen edhe të gjitha veprimtaritë tjera jo-esenciale dhe 2) vetëm kur ka edhe kufizime të lëvizjes së lirë të njerëzve. Mbyllja e çerdheve pa u plotësuar këto dy kushte është më e rrezikshme për shëndetin e fëmijëve dhe për shëndetin publik në përgjithësi, se sa funksionimi i tyre”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A