LAJMI I FUNDIT:

Ish-ylli i harruar i Liverpoolit po i afrohet thyerjes së rekordit mahnitës të Ronaldos në moshën 41-vjeçare

Ish-ylli i harruar i Liverpoolit po i afrohet thyerjes së rekordit mahnitës të Ronaldos në moshën 41-vjeçare

Ish-legjenda e Liverpoolit, Pepe Reina, po i afrohet thyerjes së rekordit të Cristiano Ronaldos për më së shumti paraqitje në kompeticionet evropiane.

Portieri i cili ka shpenzuar nëntë vite në ‘Anfield’, tani është 41-vjeçar dhe ende një ndër figurat më të rëndësishme te Villarreali, aty ku kishte kaluar vitet e tij të para në karrierë.

Reina e nisi nga minuta e parë në duelin ndaj Marseilles në Ligën e Evropës të enjten aty ku pësuan humbje, por ai vazhdoi të përmirësonte numrin e tij të paraqitjeve.


Ai ka shijuar një karrierë të gjatë që e ka parë atë të luajë në Angli, Spanjë, Gjermani dhe Itali. Veterani spanjoll tani numëron 192 paraqitje në garat e UEFA-së, duke e lënë atë në vetëm pesë paraqitje më pak se Ronaldo.

Reina do ta zgjerojë këtë numër edhe më shumë në ndeshjen e dytë ndaj Marseilles që do të zhvillohet në Spanjë. Përkundër moshës së tij, Reina ka luajtur në të gjitha takimet (7) në Ligën e Evropës, ndërsa klubi spanjoll po vazhdon të bëjë rotacione në atë pozitë.

Pamje që pikëllojnë çdo tifoz - Ronaldo bëri gabime në humbjen e Al Nassr, vazhduan thirrjet për Messin
Lexo po ashtu Pamje që pikëllojnë çdo tifoz - Ronaldo bëri gabime në humbjen e Al Nassr, vazhduan thirrjet për Messin

Është gjithashtu më se e qartë se Ronaldo nuk do të jetë më në gjendje të zgjerojë numrin e tij të paraqitjeve, pasi karriera e tij në Evropë tashmë ka marrë fund.

Reina ishte gjithashtu numri një i portës edhe tek Milani dhe Lazio, në mesin e një periudhe të shkurtër në formë huazimi tek Aston Villa. Ai tani është rikthyer tek Villarreali dhe gjithmonë e kishte shprehur dëshirën e tij që të vazhdojë të luajë sa më gjatë që të jetë e mundur./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Serie A
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori