LAJMI I FUNDIT:

Ish-trajneri i La Masia përmend një cilësi që Lamine Yamalit ‘i duhet’ për t’u bërë si Messi

Ish-trajneri i La Masia përmend një cilësi që Lamine Yamalit ‘i duhet’ për t’u bërë si Messi

Ish-trajneri i La Masia, Oscar Lopez, e ka këshilluar talentin e madh spanjoll të Barcelonës, Lamine Yamal, se çfarë duhet të bëjë për t’u bërë si legjenda argjentinase Lionel Messi.

Yamal ka befasuar botën në vitin e fundit duke shkëlqyer me Barcelonën dhe duke fituar Euro 2024 me Spanjën.

Megjithatë, ish-trajneri Lopez e ka këshilluar 17-vjeçarub se çfarë duhet të bëjë të duket sikurse Messi.


Vlera e Yamal në treg merr një rritje ‘astronomike’ pas përfundimit të Euro 2024 - zbulohet arsyeja e rritjes
Lexo po ashtu Vlera e Yamal në treg merr një rritje ‘astronomike’ pas përfundimit të Euro 2024 - zbulohet arsyeja e rritjes

“Një nga pikat e forta të Messit, një nga forcat e shumta që kishte, ishte se ai dinte të drejtonte ekipin”, ka thënë ish-trajneri i La Masia, Oscar Lopez për Sky Sports.

“Ai dinte se si ta bënte skuadrën të luante, nga një pozicion mesfushori, ose nga ai pozicion në krahun e djathtë, duke prerë brenda”.

“Ai e dinte kur ishte e nevojshme që ai të drejtonte ekipin, kur ta përshpejtonte lojën dhe kur të kishte për të thënë: ‘Hej, skuadra nuk po luan mirë sot, por unë jam këtu, kështu që do të vendos për këtë lojë, do ta thyej atë’”.

“Kjo është ajo që mendoj se Lamines i duhet ende pak. Por, me kalimin e kohës ai do ta arrijë”, përfundoi 44-vjeçari.

Zbulohet historia e çuditshme e Messit duke larë Yamalin sa ishte një foshnje
Lexo po ashtu Zbulohet historia e çuditshme e Messit duke larë Yamalin sa ishte një foshnje

Epo, do të ishte e çuditshme të prisje që dikush të jetë udhëheqës i ekipit në moshën 17-vjeçare – vetë Leo Messi ishte larg kësaj në atë kohë.

Megjithatë, ka pasur shumë ndeshje në të cilat Lamine Yamal ishte lojtari i spikatur i Barçës ose Spanjës, që është një shenjë e mirë.

Adoleshenti padyshim ka gjithçka që duhet për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori