Site icon Telegrafi

Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Ish-pjesëtari i njësisë speciale amerikane Delta ka zbuluar fjalët e para të liderit irakian Saddam Hussein pasi ishte kapur.

Chris VanSant u shfaq përkrah veteranit të SAS-it britanik Billy Billingham, i cili njihet për kohën e tij sa e kaloi në SAS: Who Dares Wins, transmeton Telegrafi.

Gjatë këtij episodi, dyshja kujtuan momentet më të vështira me të cilat u përballën sa ishin në forcat e armatosura – sikur edhe përvojën kur për pak sa nuk humbën jetën derisa ishin në vijën e frontit.

VanSant ka zbuluar gjithashtu se çfarë ishte ndjenja të qenit i përfshirë në misionin për kapjen e Saddam Hussein, presidentin e atëhershëm të Irakut – pas pushtimit amerikan në këtë shtet në Lindjen e Mesme në vitin 2003.

Hussein shërbeu si president i Irakut nga viti 1979 deri më 2003. I njohur gjerësisht si lider autoritar, koha e Hussein në pushtet është karakterizuar me persekutimin e kurdëve të Irakut dhe grupit Shia.

Pas pushtimit amerikan të Irakut nën dyshimin për prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë – 69-vjeçari ra nga pushteti së bashku me qeverinë e tij.

I vetëdijshëm që ishte cak i ushtrisë amerikane, Hussein ishte fshehur për t’u gjetur nën tokë në një fshat në afërsi të Tikrikut.

VanSant ishte pjesë e grupit të përfshirë në misionin për kapjen e tij që njihej si operacioni “Red Dawn”, që përfshinte gjurmimin e kuzhinierit dhe korrierit personal të Husseinit, në mënyrë që të mësohej për vendndodhjen e ish-presidentit irakian.

Kërkimi çoi në një fermë në Ad-Daër, ku Hussein u kap. Edhe pse personalisht nuk ishte prezent në momentin e kapej se Hussein, VanSant kujton qartë momentin kur ishte përfshirë në mision.

“Si ishte kur e kapët. A ishte sfidues”, u pyet Billingham.

“Nuk isha atje, janë informacione nga tjerët, por ai në fakt tha, ‘jam Saddam Hussein, lider i Irakut dhe dua të negociojë’”, shtoi VanSant.

“Jam disi i befasuar që zgjati aq shumë. Jam i befasuar që qëndroi në Irak dhe na u desh shumë kohë ta gjejmë”, tha ndër tjera ai. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version