LAJMI I FUNDIT:

Ish ndihmësi i Mourinhos e zbuloi Agim Zekën, tregon si u mahnitë dhe e ofroi te Lille

Ish ndihmësi i Mourinhos e zbuloi Agim Zekën, tregon si u mahnitë dhe e ofroi te Lille

Agim Zeka është një prej gjashtë goditjeve që ka kryer Lille gjatë afatit të janarit.

Talenti i Skënderbeut nënshkroi me ekipin francez një kontratë që do ta mbajë atë të lidhur me këtë klub për katër vite e gjysmë.

Fillimisht ai do të jetë pjesë e skuadrës së rezervave, në mënyrë që të përshtatet me kampionatin e klubin dhe, më vonë, do të ketë minutazhin e tij edhe në ekipin e parë.


Me paraqitjen e tij që në stërvitjen e parë, shqiptari i ka bindur të gjithë, pasi ka realizuar një eurogol.

Mirëpo, talentit kuqezi i ka mjaftuar një ndeshje me moshat kuqezi për të bindur njeriun e duhur, zbuluesin e talenteve. Luis Campos, aktualisht drejtori sportiv i Lille është personi që e ka pikasur fare rastësisht për ta marrë më vonë në skuadrën franceze.

Në shpjegimin e dhënë për faqen zyrtare të klubit, Kampos e ka cilësuar si “lidhjen speciale”. “Zeka është lojtar skuadre. Është i aftë për të luajtur si mesfushor shkatërrues ose edhe si organizator. Ka aftësi të shkëlqyera fizike dhe, mbi të gjitha, bën një lexim jashtëzakonisht të mirë të lojës.

Nuk është një futbollist që mund të bëjë shumë driblime gjatë një aksioni, por është lloji i lojtarit që i duhet një ekipi për të siguruar ekuilibra dhe balancën e duhur. Në momentin që ndërton një ekip, është si të formosh një mozaik dhe ai përbën një nga copëzat më të rëndësishme të figurës”, është shprehur Campos për shqiptarin.

Ish-ndihmësi i Jose Mourinhos dhe ish-këshilltari special i multimiliarderit të Monakos ka treguar edhe momentin kur e ka parë për herë të parë shqiptarin në fushën e lojës.

“Sapo ka mbushur 18 vjeç. E kam zbuluar gjatë një ndeshjeje me të rinjtë e kombëtares shqiptare. Realisht kam mbetur i surprizuar nga ai. Jo vetëm nga teknika që shfaqi gjatë ndeshjes, por edhe për mënyrën si i zgjidhte situatat e caktuara dhe si i merrte vendimet. Në çdo moment, arrinte që të bënte diferencën nga të tjerët.

Që në momentin e parë që bëri provën te ne, u bindëm të gjithë që, me mbështetjen e duhur prej nesh dhe me kohën e nevojshme në dispozicion, ka çdo mundësi për t’u shndërruar në një futbollist të shkëlqyer. Ka një të ardhme të ndritur përpara”, ka deklaruar Campos.

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori