LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministrja Kançeska-Milevska përsëri kërkon kthimin e pasaportës, PSP-ja hedh poshtë kërkesën e saj

Ish-ministrja Kançeska-Milevska përsëri kërkon kthimin e pasaportës, PSP-ja hedh poshtë kërkesën e saj

Ish ministrja për kulturë, Elizabeta Kançeska-Milevska ka dorëzuar kërkesë deri te Prokuroria publike e RM-së që gjykata të ja kthejë pasaportën. Por këtë herë, për dalim nga rasti i Sead Koçan, kur Prokuroria nën kryesimin e Zvërlevskit u paraqit si kompetente për të përfaqësuar lëndën e Gjykatës supreme, këtë herë nga PPRM kanë deklaruar se nuk janë kompetentë për ato lëndë dhe për të njejtat të drejtohen te PSP-ja.

“Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë vlerëson se nuk është kompetente për të përfaqësuar kërkesën e dorëzuar dhe e drejtoi te Prokuroria speciale publike, kompetente për hetim të rasteve të ndërlidhura dhe që dalin nga përmbajtja e ndjekja joligjore e komunikimeve”, thonë nga PPRM.

NGa PSP thonë se vetëm ata janë organi kompetent për të vendosur në tre instancat e lëndëve të cilat dalin nga përgjimet dhe në bazë të kësaj ata vendosën se nuk ka arsye për të pranuar kërkesën e ish-ministres Kançeska-Milevska për të kthyer pasaportën e saj./Telegrafi/