LAJMI I FUNDIT:

Zemaj përgënjeshtron deklaratën e Latifit për anesteziologët

Zemaj përgënjeshtron deklaratën e Latifit për anesteziologët
Foto: Arkiv

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka përgënjeshtruar deklaratën e Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili në seancën e sotme të Kuvendit tha se që nga 2016-ta nuk ka pasur konkurs për specializime, konkretisht për mjek të rinj në shkollimin specialistik në anesteziologji.

Ndaj, sipas Latifit, kjo është një nga arsyet se pse vendi po përballet me mungesë të anesteziologëve.

Por, kjo deklaratë është mashtrim sipas ish-ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt, i cili ka thënë se në vitin 2020 kanë marrë specializim për anesteziologë 44 mjekë të rinj.


“’Ministri i Ministrit të ri të Shëndetësisë Kurti’, po të tregoj se në vitin 2020 kanë marrë specializim për anesteziologë, 44 mjekë të rinj, ku shkollimin e kanë filluar 40 nga ta. Ndërsa nga ky lloj injorance e këtij pushteti të paaftë e mashtrues dhe nga mos përkrahja për këta mjek, me ndalje të pagesave të kujdestarive, me ndalje të shtesave e shumë çka tjetër ata po largohen çdo ditë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Tutje, deputeti opozitar është shprehur se mashtrimi e demagogjia nuk janë zgjidhje.

“Paaftësia qeverisëse po na kushton të gjithëve pa përjashtim. P.S Lista e mjekëve të rinj të pranuar në vitin 2020 në shkollimin specialistik në anesteziologji”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori