LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri serb kërkon që të mos trajtohen në spitalet e Beogradit kosovarët që vuajnë nga kanceri

Ish-ministri serb kërkon që të mos trajtohen në spitalet e Beogradit kosovarët që vuajnë nga kanceri

Ish-ministri serb i Ekonomisë, Dragan Marshiqanin, ka kërkuar që asnjë kosovar që vuan nga kanceri të mos trajtohet në spitalet e Beogradit.

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social ‘Twitter’, i ka bërë këto deklarata, rrjedhimisht duke shkaktuar edhe shumë reagime kundër tij.

Marshiqanin thotë se këtë e ka mbështetur në faktin se një numër i konsiderueshëm i kosovarëve trajtohen në spitalet e Beogradit për sëmundje të kancerit.


“Quajeni çnjerëzore, të pashpirt, por unë do të ndaloja që kosovarët që vuajnë nga kanceri të mos trajtohen në Beograd. Urdhëroj që shqiptarët të trajtoheshin në vendet e NATO-s, pasi që ata i mbuluan me uranium të varfëruar edhe serbët”, ka shkruar në Twitter Marshiqanin, përcjell lajminet.

Një deklarim i tillë ngjalli reagime në rrjetin e popullarizuar social.

Madje, një përdorues i ka thënë ish-ministri serb se kjo deklaratë është ç’njerëzore dhe e turpshme, pasi që sipas tij, asnjë vend i NATO-s nuk ua ndalon serbëve trajtimin për gjendje të tilla shëndetësore.

“Asnjëherë nuk kam dëgjuar që dikush të ketë refuzuar të shërojë dikë kudo në botë. A nuk trajtohen njerëzit tanë (serbët) kudo në botë, duke përfshirë vendet anëtare të NATO-s ?? !! Çnjerëzore. Dhe nga serbët ka të mirë dhe të këqij, dhe shqiptar po ashtu. Shumë ksenofobike. E turpshme!”, ishte kundërpërgjigja e një nga përdoruesit e Twitter.

Një përdorues tjetër ka sugjeruar që Marshiqanin t’i ndalohet përdorimi i Twitter, pasi që sipas tij ky rrjet social është “produkt origjinal amerikan”.

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori