Manchester Unitedi fitoi në FA Cup me rezultat 4-0 ndaj Readingit. Në këtë takim Wayne Rooney shënoi një gol dhe asistoi një herë dhe kështu barazoi rekordin e Sir Bobby Charlton me 249 gola për Djajtë e Kuq në të gjitha garat.

Shumica e lojtarëve dëshirojnë të ndërrojnë fanellat me kapitenin e Man Utd, por jo edhe George​ Evans.


GeorgeEvans 3177047

E gjitha kjo pasi mesfushori anglez në të kaluarën ishte pjesë e Manchester Cityt dhe rivaliteti i madh mes skuadrave të Mancesterit bëri që ai të refuzon fanellën historike të Rooneyt.

Më poshtë keni reagimin e të dy lojtarëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app