LAJMI I FUNDIT:

Ish-kyeprokurori i përfshirë në aferën e 150 mijë eurove akoma ndodhet në Gjermani: I kam disa kontrolle

Ish-kyeprokurori i përfshirë në aferën e 150 mijë eurove akoma ndodhet në Gjermani: I kam disa kontrolle

Mbrëmë janë publikuar disa audio dhe video-incizime, ku shihet dhe dëgjohet ish-kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërguti, teksa i jep premtime biznesmenit Sali Dakaj se do t’ia kryejë një lëndë në favor të tij. Për këtë veprim, pretendohej se Dërguti i pranoi 150 mijë euro.

Ish-kryeprokurori, gjatë ditës i ka treguar RTV Dukagjinit se akoma ndodhet në Gjermani dhe se nuk është kontaktuar nga Prokuroria.

“Unë nuk e di se kush e merr, por në qoftes e merr ndonjë gjykatës që e njoh unë, qe e këqyri kujt po i bien lënda, unë do ta marrë edhe me e ulë një ditë edhe me ia shpjegua këto sende”, ka thënë Haxhi Dërguti – Ish kryeprokuror i Apelit.


Gati 24 orë kanë kaluar prej publikimit të këtij përgjimi nga kallxo.com, ku dëgjohet ish-kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërguti, duke i dhënë premtime një pale se do t’ia kryejë me sukses një lëndë.

Për këtë veprim, pretendohet se Dërguti dhe dy persona të tjerë pranuan 150 mijë euro.

Megjithatë, ish-kryeprokurori, tash avokat, i ka treguar se akoma ndodhet në Gjermani dhe se nuk është intervistuar nga Prokuroria.

“Jo se nuk jam për momentin në Kosovë. I kam disa kontrolle në Gjermani”.

I pyetur nëse e ka kontaktuar Prokuroria, ai ka thënë se nuk di gjë.

“Kurrgjë nuk di, nuk kam lidhje me këtë punë, dal me komunikatë për këtë punë, dëgjomë”, ka deklaruar Dërguti.

ish-kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërguti

Dërguti, në pamjet e publikuara dëgjohet në disa audio-incizime se si i jep premtime biznesmenit Sali Dakaj se do t’i ndihmoj që një lëndë të përfundoj në favor të tij.

Në takime janë të pranishëm edhe dy personat, Liridon Fanda dhe Hasan Morina, të cilët pretendohet se në emër të Haxhi Dërgutit ia morën biznesmenit Dakaj 150 mijë euro.

Vet Dërguti, në një video-incizim të më vonshëm nuk e pranon t’i ketë marrë këto para.

Ai ka hezituar të takohet me Fandën e Morinën, të cilët përdorën emrin e tij për t’ia marrë paratë Dakajt.

“Të lutem veç edhe një fjalë, ti më ke dëgjua kur kam thanë “Pashë Zotin mos më merrni në qafë. Në qoftë se nuk kryhet puna ma mirë kthemini paret pa ardhur vendimi. A kam thanë kështu? Po kam thanë. O vallahi Salih edhe unë kam thanë, kurrë s’të kom premtua, s’të kom thanë 100% që ta kryej punën. Pasha qet ujë, e pasha qet Zot nuk e kom ditë që është puna kështu, se kurrë në këtë punë nuk isha taku”, ka  deklaruar Sali Dakaj – Biznesmen.

Televizioni ka dërguar gjatë ditës pyetje në drejtim të Prokurorisë Speciale, mirëpo ata nuk janë përgjigjur, duke mos treguar nëse gjatë ditës ka ndodhur ndonjë arrestim në lidhje me këtë rast.

E Haxhi Dërguti, për disa vite udhëhoqi me një prej Prokurorive më të rëndësishme në vend.

Mediumi kallxo.com do të publikoj edhe një pjesë tjetër të këtyre përgjimeve, ku përmendet edhe emri i ish-kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori