LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryeinspektori i AKI-së propozon të bëhen teste droge në Presidencë, Qeveri e Kuvend

Ish-kryeinspektori i AKI-së propozon të bëhen teste droge në Presidencë, Qeveri e Kuvend

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka reaguar pas arrestimit të asamblistit të Vetëvendosjes, Besnik Mujeci, për trafikim me substanca narkotike.

Në një shkrim në Facebook, Ramadani ka propozuar që teste për perdorim të dorges t’iu bëhen edhe nëpër institucione shtetërore.

Sipas tij, një test për përdorim droge nëpër shumë nivele shtetërore do të mund të çudiste me rezultate.


“Kjo nuk është shaka. Le ta bëjnë Narko-Testin të gjitha nivelet vendimmarrëse, ata dhe ato që paguhen nga taksat tona dhe vendosin se si ta shpenzojnë Buxhetin e Kosovës”, u shpreh ai.

U kap me substanca narkotike, Besnik Mujeci përjashtohet nga Lëvizja Vetëvendosje
Lexo po ashtu U kap me substanca narkotike, Besnik Mujeci përjashtohet nga Lëvizja Vetëvendosje

Ramadani ka ftuar institucionet nga Presidenca, Qeveria e Kuvendi që ta bëjnë testin.

“Nuk po paragjykoj, por i sfidoj le ta bëjnë fillimisht: Presidenca, Qeveria, Kuvendi. Është testim i lehtë praktik, nuk kushton shumë për rrogat i kanë, për 5 minuta secili dhe secila do ta merrte rezultatin”.

“Testi imunologjik prej më të zakonshmëve zbulon nëse personi (në rastin tonë: vendimmarrësi apo vendimmarrësja) ka përdorur kanabis, opiate, kokainë, amfetaminë dhe methamphetamine (MDMA)”, shkroi Ramadani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori