Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë zbatimin e vendimit për tokën e Manastirit të Deçanit, kështu ka thënë ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, ndërkohë që Komuna e Deçanit ka kundërshtuar zbatimin e tij përgjatë viteve.
Kryeziu, në intervistë për RTV Dukagjinin, ka theksuar se ky vendim është i Gjykatës Supreme dhe është i detyrueshëm për zbatim, pasi, sipas tij, thuhet se moszbatimi i tij shkel të drejtat dhe liritë e minoritetit serb.
“Ky vendim është i Gjykatës Supreme, të cilën ka pasur formën e prerë, dhe përfaqësuesi i kishës ka bërë një kërkesë me shiku për t’u zbatuar ky vendim edhe ka konsideruar se moszbatimi i saj shkelen të drejtat dhe liritë e minoritet serb. Çdo vendim duhet të zbatohet, dhe është e detyrueshme që Qeveria e Kosovës në këtë rast Komuna e Deçanit ka për detyrë ligjore që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar ai.
Ai, gjithashtu, ka thënë se vendimi ka karakter nacional e ndërkombëtar dhe duhet të zbatohet në përputhje me ligjin.
“Megjithatë, kjo ka karakter nacional pro, ka karakter edhe ngjyra ndërkombëtare, sepse konsiderojmë në një formë shkelen të drejtat e minoritetit serb përkundër asaj që plot kanë të drejta ose shumë të drejtat me pakon e Ahtisarit me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe ky është një proces që ka marrë formën e prerë dhe patjetër duhet të zbatohet”, ka thënë tutje Kryeziu.
Kryeziu ka deklaruar se ka kontaktuar kryetarin e Komunës së Deçanit dhe ka sugjeruar fillimin e një dialogu për gjetjen e një mënyre për zbatimin e vendimit.
Gjithashtu, ish-gjyqtari Kryeziu ka propozuar mundësinë e zbatimit të vendimit pjesërisht nëse nuk mund të zbatohet në tërësi, duke sjellë si shembull mundësinë e transferimit të një pjese të tokës, për shembull, 10 hektarë në vend të 24.
“Unë kam kontaktuar me kryetarin e komunës, dhe i kam thënë se për zbatimin e këtij vendimi duhet të fillohet një dialog edhe duhet gjetur një mënyrë nëse nuk mund të zbatohet në tërësi mund të zbatohet pjesërisht. Aty është shembull 24 hektarë dhe mund të zbatohet me 10 hektarë po supozoj, kështu kam biseduar ”, ka deklaruar ish-gjyqtari Kryeziu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës