LAJMI I FUNDIT:

Apeli e dëbon nga Kosova ish-gjeneralin serb

Apeli e dëbon nga Kosova ish-gjeneralin serb

Gjykata e Apelit ka liruar nga paraburgimi Milovan Bojoviq, ish gjeneralin e ushtrisë serbe, i arrestuar ditë më parë në Podujevë.

Vendimin për ndërprerjen e paraburgimit e ka marrë sot Gjykata e Apelit dhe sipas këtij vendimi i njëjti menjëherë i dorëzohet Policisë së Kosovës.

“Po ashtu, kjo gjykatë, ka urdhëruar Policinë e Republikës së Kosovës, që të akuzuarin me vendbanim në Beograd, Republika e Serbisë, ta dëbojë deri në pikën kufitare më të afërt, dhe t’ia dorëzoj Policisë Kufitare të Republikës së Serbisë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.


Vendimi u mor pasi kolegji penal i Gjykatës së Apelit, vlerësoi ankesat e mbrojtësve të të akuzuarit në fjalë dhe po ashtu pas dhe vlerësimit të ekspertizës të datës 19. prill të Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës .

Ai ishte dërguar në paraburgim me vendim të Gjykatës Themelore-dega në Podujevë, për veprën penale kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare.

Milovan Bojoviq ka qen ë gjeneral i ushtrisë jugosllave në kohën e luftës në Kosovë. KMDLNJ me rastin e arrestimit të tij ka konsideruar se i njëjti dyshohet se ka kryer krime lufte në zonën operative të Llapit.

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Kalo në kategori