LAJMI I FUNDIT:

Ish-funksionarët në Qeveri do ta padisin shtetin e Maqedonisë në Strasburg

Ish-funksionarët në Qeveri do ta padisin shtetin e Maqedonisë në Strasburg

Gjykata e Strasburgut bëri të ditur emrat e ish-funksionarëve të cilët përdorin amnistinë e ish-presidentit Gjorge Ivanov për ta paditur shtetin e Maqedonisë.

Dhjetë ish-funksionar do ta padisin shtetin në Gjykatën e Strazburgut. Në grupin e parë janë Mile Janakieski, Kirill Bozhinovski dhe Kiro Todorovski, ndërsa në grupin e dytë janë Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Mile Janakieski, Gordana Jankolloska, Toni Trajkovski, Edmond Temelko, Vladimir Talevski dhe Toni Jakomovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq dje sqaroi se këto procedura para Gjykatës në Strazburg janë në fazë fillimtare dhe se nuk është marrë vendim./Telegrafi/