Top-modelja amerikane Karlie Kloss (27) kohën e pandemisë së coronavirusit po e kalon me bashkëshortin e vet biznesmenin Joshua Kushner, ndërsa çifti është fotografuar duke vozitur biçikletat në Santa Monica, Kaliforni

‘Engjëlli’ i dikurshëm i Victoria‘s në harmoni me të gjitha masat e mbrojtjes nga përhapja e coronavirusit ka zgjedhur kombinimin e pazakonshëm të veshjes për rekreacion.


Në të vërtetë, në vend të rrobave sportive, ajo ka vozitur biçikletën e veshur me fustan të bardhë valëvitës me detaje të timonit të shpuar, i cili do të jetë në trend këtë vjeshtë, transmeton Telegrafi.

karlie kloss in a white dress does a bike ride in santa monica 07 18 2020 1

Bashkë me këtë veshje verore ka kombinuar edhe mbathje të bardha balerine dhe, natyrisht maskën mbrojtëse, ndërkaq me këtë rast ajo ka zgjedhur që maska e saj të jetë nga pëlhura me lara. /Telegrafi/

223827