LAJMI I FUNDIT:

Ish-drejtoresha e SHSKUK-së flet për rastin e operacionit “David”

Ish-drejtoresha e SHSKUK-së flet për rastin e operacionit “David”

Më 12 janar të këtij viti, Qendra Klinike Universitare e Kosovës kishte njoftuar se pas analizës së një situate të krijuar asokohe, ishte liruar nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj.

Shkarkimi i Brahimajt kishte ardhur pas rastit të vdekjes së një pacienti pasi që ai u operua në QKUK, për të cilën, Brahimaj tha se mjekët që kanë kryer operacionin nuk kanë qenë kompetentë.

Operacioni “David” ka qenë i pari i llojit të tij në QKUK, dhe për këtë kishte informuar në “Facebook” kardiokirurgu që e kishte kryer atë, Kushtrim Shala.


Pranvera Zejnullahu-Raçi, drejtoresha e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, e cila sot dha dorëheqje pas gati 6 muaj në këtë pozitë, ka folur në emisionin “Kallxo Përnime” për këtë rast.

Ajo i ka cilësuar si joetike mënyrën se si palët e përfshira në këtë rast kanë diskutuar për rastin në fjalë dhe për akuzat që janë hedhur.

“Më duket joetike në total, në fakt është një parim që për rastet të mos diskutohet fare në publik, as për detajet e operacionit”, thotë ajo.

Brahimaj e quan të padrejtë lirimin nga detyra në Kardiokirurgji: Nuk e di se ku janë bazuar
Lexo po ashtu Brahimaj e quan të padrejtë lirimin nga detyra në Kardiokirurgji: Nuk e di se ku janë bazuar

Tutje Zejnullahu-Raçi ka thënë se është rregull e punës e çdo mjeku që të mos debatohet për problemet pa u shterur mekanizmat e brendshëm që ekzistojnë.

Madje, tashmë ish-drejtoresha tregon se edhe është e ndaluar që të dalin fotografi nga operacionet që kryhen, ose ndryshe mjeku në fjalë shkon në komision disiplinor.

Njëjtë siç në këtë rast është mjeku Kushtrim Shala, dhe jo vetëm për shkak të fotografisë së publikuar, por edhe për shkak të komenteve që i ka bërë.

“Sa i përket këtij rasti, unë jam marrë në atë se çka është e jona. Janë thyer disa parime, rregulla etike, ish-drejtori e ka pranuar që është ngutur”, ka thënë Zejnullahu-Raçi duke shtuar se nuk është dashur të thuhej se doktori nuk ka pasur kompetencë për kryerjen e një operacioni të tillë.

“Prishet imazhi dhe krijohet një ndjenjë frike që aty nuk bën me shku. Nuk bën me mendu kështu popullata jonë, janë një grup i njerëzve që mund të kenë inate personale e i shpërfaqin”, ka thënë Zejnullahu-Raçi tutje.

Tutje ish-drejtoresha tregon se ky rast është duke u hetuar nga sistemi i drejtësisë, por thotë që asaj nuk i ka shkuar ndonjë shkresë nga ana e prokurorisë dhe se nuk e di nëse në Policinë e Kosovës është hapur ndonjë rast.

Pranvera Zejnullahu-Raçi shton se nga ana e familjarëve nuk është pranuar as të bëhet obduksioni i trupit, sepse sipas saj nuk ka pasur nga ana e tyre ndonjë dyshim. /Kallxo/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Lajme
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Lajme
Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog

Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori