Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë sot se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ruhen dhe se në dialogun me Serbinë e kemi vetëm një mik, SHBA-të.
Kelmendi në një postim në Facebook shkruan se në asnjë rrethanë nuk bënë të thuhet jo, as jo e madhe as jo e vogël, as jo ndryshe dhe se në këtë dialog e kemi vetëm një mik, Amerikën.
Lexoni të plotë postimin e Kelmendit:
Marrëdhëniet me SHBA-të duhet ruajtur, ato nuk janë reversibile (të riparueshme)
Gjendja e krijuar në Kosovë nga masat e nxjerra për ta kthyer tërësinë territoriale
Jemi në dialog me Serbinë, dialog i vështirë, dialog ku me shumë gjasë mundë të marrësh epitetit e tradhtarit se kombëtarit. Vet Serbia punon me të gjitha mjetet dhe miqtë që të nxjerrë sa më shumë nga ajo që ka humbur.
Në këtë dialog e kemi vetëm një mik, Amerikën dhe interesat e saj rajonale. Andaj edhe ne kështu duhet të sillemi. Në asnjë rrethanë nuk bënë të thuhet Jo, as jo e madhe as jo e vogël, as jo ndryshe!
Kjo sepse nuk kemi as fuqi as mundësi të mbrojmë të arriturën pa Amerikën. Nuk mundemi të bëjmë as një hap të vetëm përpara. Prandaj këto marrëdhënie, këto refuzime publike, para opinionit para vet të deleguarve, para sekretarit të punëve të jashtme, nuk sjellin asgjë tjetër veçse zbehje serioze të pariparueshme me SHBA-të.
Targat nuk duhet të dalin element i dëmtimit të interesave, janë minore për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Sot kemi ardhur në pikën ku struktura komanduese e Policisë refuzon zbatimin e masës institucionale, refuzon të ju jap letra informuese qytetarëve të vet dhe çështja shkoj tek shkarkimi i Komandantin të Policisë, e drejtë kjo që tingëllojë mirë për publikun, por shtrohet pyetja se kush do emërohet tani? Sot kemi refuzim të pranimit të kësaj pozite, sepse në këtë pozitë duhet të jetë qytetari i Republikës së Kosovës i nacionalitetit serb dhe ne nuk kemi të tillë, (nuk kemi Sejdo Bajramoviça) dhe tani nuk kemi komandim (kemi pa dëgjueshmëri institucionale.
Nuk mundemi të shpallim gjendje të jashtëzakonshme, nuk mundemi të dërgojmë komandant nga qendra, nuk mundemi të dërgojmë Njësite Speciale sepse nuk ka trazira, nuk kemi mbështetje të SHBA-ve, sepse serbët e shfrytëzuan këtë padëgjueshmëri të institucioneve ndaj politikes amerikane.
Andaj sot edhe valojnë flamujt e Serbisë anë e mbanë pjesës veriore dhe Institucionet mund të shikojnë nga largësia (por merremi krejt shteti me një dhunim jo-njerëzor të punëtorëve ndaj një të moshuare nënë).
Andaj, valvitja e flamujve, mosdënimi i futjes së zjarrit të makinave që konvertuan targat nga ana e BE, mosliberalizimi i vizave deri sa të arrihet Marrëveshja me Serbinë, pastaj deri sa nuk zbatohet vendimi i Kushtetueses për Kthimin e pronës së Kishës së Deçanit e me radhë, janë dhe mbeten kërkesa të panumërta.
Si afarist, kur e shoh se Institucionet kanë të vendosur në çdo produkt të prodhuesve amerikan doganë 10 %, taksa e Miqësisë a, dhe ka të vendosur dogane 0 % për produkte të SERBISË, kjo masë nxitë 25 afaristët amerikan të zbarkojnë në Serbi që të investojnë, të prodhojnë , të nxisin punësimin dhe të shesin në Kosovë pa doganën 10%. Kjo është shumë shqetësuese sepse 22 vite nuk ka zbarkuar asnjë afarist në Serbi, meqë politika Amerikane nuk ju ka ofruar siguri në investimet e tyre, ndërsa tash ndodhë e kundërta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker