Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Fjolla Gashi, ka sjell së fundmi një projekt të ri muzikor.

"Eja më merr" titullohet kënga, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip të realizuar me pamje mahnitëse.


Një baladë shumë e bukur kjo, e interpretuar në mënyrë të mrekullueshme edhe nga artistja.

Screenshot 26 7 Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta është shumë aktive nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore në të gjithë trojet shqiptare, e tashmë dihet se një kohë i është rikthyer edhe muzikës popullore duke performuar kështu nëpër dasma e ahengje.

Teksti është shkruar nga Ghetto me producim dhe muzikë të kompletuar nga Duobass Records.

Screenshot 27 6 Foto: Screenshot/YouTube

Kënga tashmë ndodhet në YouTube dhe besohet se do të ketë suksesin e merituar.

Fjolla përndryshe ka qenë pjesë e grupit të njohur, Hana Band. /Telegrafi/