Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe, Tom Fletcher ka mbetur i mahnitur nga pritja e Kosovës ndaj Anglisë.

Përfaqësuesja e jonë u përball me ‘Tre Luanët’ në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, derisa këta të fundit fituan 0-4 në stadiumin “Fadil Vokrri”.


Fltecher ka thënë se Kosova tregoi se çfarë mund të arrihet me diplomaci dhe se tifozët kishin një sjellje të mrekullueshme.

“Një diplomaci e jashtëzakonshme nga tifozët e Kosovës. Dhe një kujtesë për atë që diplomacia mund të arrijë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.

Tom Fletcher ishte ambasador i Britanisë së Madhe në Republikën e Libanit, po edhe që është një politikan mjaftë i njohur atje. /Telegrafi/

telegrafi sport app