Kyrie Irving ka zhvilluar ndeshjen e parë me skuadrën e tij të re Dallas Mavericks.

Basketbollisti amerikan iu bashkua Mavericks ditë më parë pas një shkëmbimi lojtarësh mes Mavs dhe Brooklyn Nets.


E debutimi i tij erdhi në sfidën ndaj Clippers, ku Mavs kanë marrë fitore me gjashtë pikë diferencë 104:110.

Pikërisht Irving ishte më i miri në këtë takim dhe më meritori për fitoren e Dallas me 24 pikë, katër kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Tim Hardaway me 19 pikëm si dhe Reggie Bullock me 18 të tjera.

Nick Powell ishte më efikasi te vendasit me 24 pikë e Mann me 21 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

telegrafi sport app