Këngëtari dhe kompozitori i njohur, Irkenc Hyka, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

"Asaj" mban titullin kënga e tij e re, e cila është e zhanrit baladë.


Muzika është punuar nga vet Irkenci, gjersa tekstin e ka shkruar në bashkëpunim me tekstshkruesin e njohur, Endrit Mumajesi.

opppp

Kënga është vizualizuar edhe me një klip të veçantë, i cili sjell në minutazhë të shkurtër historinë e një çifti, përmes interpretimit të balerinëve në video.

Vet interpretuesi i këngës, nuk ka preferuar që të jetë pjesë e videos muzikore.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit nga Kosova, Imagine Films. /Telegrafi/