Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Irkenc Hyka, ka prezantuar ditën e sotme (e mërkurë) këngën e re.

“Leyla” mban titullin projekti i tij i radhës, të cilin e ka sjell të kompletuar edhe vizualisht.


Teksti është shkruar nga vet Hyka në bashkëpunim me Saia, kurse për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur JoJo.

Screenshot 1 140 Irkenc Hyka (Foto: YouTube)

Muzika po ashtu u bë nga Irkenci me video të realizuar nga Valon Aziri.

Pak minuta pas publikimit, kënga në fjalë mori reagime të shumta nga fansat - kryesisht pozitive.

Të plotë projektin mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të UnixMusic. /Telegrafi/