Modelja Ireland Baldwin nuk ngurron aspak të përgjigjet në pyetjet shumë personale. Gjatë premierës së filmit “The Arrangement” në Beverli Hills, bukuroshja 21-vjeçare ka zbuluar dëshirën e saj për të bërë seks në treshe me aktorin Tom Hardy.
“Unë kam një të dashur (Noah Schweizer) dhe me siguri se ai nuk do të jetë i kënaqur kur ta dëgjojë këtë, por mendoj se te dytë ndajmë joshjen për të njëjtin mashkull, e ai është Tom Hardy. Prandaj nuk e kam problem që të rregulloj një takim seksi mes meje dhe Tom Hardyt, nëse edhe i dashuri im mund të jetë aty diku”, ka deklaruar bukuroshja.
Gjatë intervistës, Ireland gjithashtu ka folur edhe për rëndësinë që secila femër të pranojë trupin e saj ashtu siç është.
“Mendoj se është shumë e rëndësishme që më në fund kemi filluar ta kuptojmë se bukuria nuk është një tip specifik i trupit. Bukuria ka të bëjë me shumë lloje trupash dhe pamjesh të ndryshme. Mendoj se kjo është një gjë mahnitëse”, ka përfundoi ajo. /Zeri/Telegrafi/