LAJMI I FUNDIT:

Irani paralajmëron kaos rajonal pas referendumit kurd

Irani paralajmëron kaos rajonal pas referendumit kurd

Referendumi për vetëvendosje zhvilluar dje në Kurdistanin irakian rrezikon të zhysë Lindjen e Mesme në koas politik, theksoi sot një zyrtar i lartë iranian.

“Rezultati i kësaj manovre, referendumit, do të jetë kaosi politik në rajon”, theksoi Ali Akbar Velayati, këshilltari kryesor i liderit suprem të Republikës islamike për çështjet e jashtme i ajatollahut Ali Khamenei.

Velayati akuzoi SHBA-në dhe Britaninë e Madhe se kishte punuar në fshehtësi në mbështetje të referendumit, pavarësisht faktit që Uashingtoni dhe Londra kanë shprehur kundërshtimin e tyre për këtë referendum.


Këshilltari i liderit suprem akuzoi gjithashtu Izraelin, i padëshiruari i Iranit, dhe vendi i vetëm i rajonit që shpreh publikisht mbështetjen për referendumin, se kishte punuar në favor të tij.

Fqinji i Irakut, Irani, që numëron një minoritet të rëndësishëm kurd shprehu hapur kundërshtimin për zhvillimin e referendumit.

Para votimit, Teherani kërcënoi me mbylljen e kufirit me rajonin autonom të Kurdistanit irakian dhe për t’i dhënë fund çdo marrëveshjeje sigurie me atë nëse shpall referendumin.

Në trend Botë

Më shumë

"Gjithçka ka përfunduar", trupat ukrainase flasin për tërheqjen nga Kursku

Evropa
Zelensky: Droni ynë e kaloi testin, fluturoi 3000 kilometra

Zelensky: Droni ynë e kaloi testin, fluturoi 3000 kilometra

Evropa
Trump thotë se të gjitha dosjet e vrasjes së John Kennedy me mbi 80,000 faqe do të publikohen nesër

Trump thotë se të gjitha dosjet e vrasjes së John Kennedy me mbi 80,000 faqe do të publikohen nesër

Amerika
“Na ktheni Statujën e Lirisë”, i tha SHBA-së eurodeputeti francez, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

“Na ktheni Statujën e Lirisë”, i tha SHBA-së eurodeputeti francez, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Ua dha traktorin për ta përdorur si mburojë për “studentët” e Vuçiqit, reagimi interesant i pronarit kur shkon për ta marrë në Beograd

Ua dha traktorin për ta përdorur si mburojë për “studentët” e Vuçiqit, reagimi interesant i pronarit kur shkon për ta marrë në Beograd

Serbia
Amerikani pëson djegie të rënda nga çaji i nxehtë i Starbucks, fiton 45 miliardë euro dëmshpërblim

Amerikani pëson djegie të rënda nga çaji i nxehtë i Starbucks, fiton 45 miliardë euro dëmshpërblim

Amerika
Kalo në kategori