Disa vende janë të qëndrueshëm për shkak se janë të mbyllur – Korea e Veriut dhe Bjellorusia për shembull – ndërkohë që të tjera janë të qëndrueshëm, sepse janë të hapur, si SHBA dhe Japonia. Të parët ngrenë mburojë ndaj erërave të globalizimit; të dytët janë fleksibël dhe elastikë mjaftueshëm, për t’iu përshtatur këtyre forcave. Periudha më e vështirë është kur një vend kalon nga të qenit i mbyllur, në të qenit i hapur. Nëse regjimi është i mençur dhe strategjik, mund të jetë në gjendje të reformohet dhe të përballojë këtë tranzicion të vështirë. Por ka dy rrugë të tjera, që kanë më shumë gjasa të ndiqen – kaosi prodhon një rikthim tek shtypja ose kolaps të shtetit
Nga Fareed Zakaria
Komenti më i iluminuar, mbi atë që po ndodh tani në Iran, është shkruar 162 vjet më parë. Në librin e tij mbi Revolucionin Francez, Alexis de Tocqueville shkruante: “Revolucionet nuk vijnë gjithmonë nga një rënie graduale, nga një gjendje e keqe, tek një gjendje më e keqe. Kombet që kanë vuajtur me durim dhe pothuajse në mënyrë të pandërgjegjshme shtypjen më të madhe, shpesh shpërthejnë në rebelim kundër zgjedhës, në momentin që ajo fillon të bëhet pak më e lehtë. Regjimi i shkatërruar nga një revolucion, është pothuajse gjithmonë një përmirësim, krahasuar me paraardhësin e tij, dhe përvoja na mëson se momenti më kritik për qeveritë e këqija, është ai kur bëjnë hapat e para drejt reformimit”.
Pse këto protesta po ndodhin në Iran dhe jo në, le të themi, Korenë e Veriut? Kjo është pyetja të cilës Tocqueville i jep përgjigje për ne.
Marrëdhënia thellësisht antagoniste midis Uashingtonit dhe Teheranit, e bën të lehtë të harrohet se Irani sot është më i hapur se shumë vende të tjera në Lindjen e Mesme. Krahasoni gjendjen e grave dhe pakicave në Arabinë Saudite dhe Iran, dhe do të gjeni se vërtetë nuk ka të krahasuar. Dhe në vitet e fundit, Irani ka ndërmarrë hapa drejt një hapjeje edhe më të madhe, megjithëse shpeshherë janë sprapsur, pasi linjat e ashpra fitojnë mbi reformatorët, në atë që është ende një regjim represiv.
Gjatë dy dekadave të fundit, vendi ka zgjedhur vazhdimisht presidentë të cilët kundërshtohen nga establishmenti i vijës së ashpër. Në vitin 1997, ai zgjodhi Mohammed Khatamin, i cili tani është nën arrest shtëpie virtual. Pastaj erdhi Mahmud Ahmadinejad, retorika dhe mënyra radikale e të cilit, maskuan faktin se ai ishte një i huaj në Mullaho-Kroacinë, e cila kishte drejtuar Iranin që nga viti 1979. Ahmadinejadi ishte një politikan i zgjuar i rrugës, pa asnjë kredencial teologjik dhe kështu u konsiderua një kërcënim për klerikët që donin të mbanin pushtetin. Sot, vendi ka një tjetër president reformist, Hassan Rouhani, i cili është zgjedhur dy herë, herën e dytë me shumicë të madhe. Establishmenti i vijës së ashpër në Iran ka kërkuar të minojë agjendën reformatore të Rouhanit. Në fakt, disa vëzhgues seriozë spekulojnë se protestat janë projektuar nga personazhet ekstremë, të cilët do t’i përdorin për të justifikuar një goditje dhe një fund total për reformën.
Lëvizja e Gjelbër e 2009 në Iran është një ilustrim i tezës së Tocqueville. Ndodhi vetëm sepse vendi mbajti zgjedhje, të shoqëruara me debate, kandidatë me pikëvështrime të kundërta dhe votim të fshehtë. Procesi zgjoi shpresat e shumë iranianëve, të cilët më pas u zhgënjyen thellë kur, në fund, zgjedhjet u mendua se ishin manipuluar dhe kandidati me mendësi reformatore ishte mundur. Në Egjipt sot, askush nuk pret zgjedhje reale kështu që kur Gjenerali Abdel Fatah al-Sisi fiton 97 përqind të votave, askush nuk proteston.
“Abuzimet për të cilat u akuzua qeveria franceze nuk ishin të reja, por drita nën të cilën u panë, ishte e re”, shkruante Tocqueville. “Ka patur më shumë probleme në departamentin financiar më herët, por që atëherë kishin ndodhur ndryshime, në qeveri dhe në shoqëri, të cilat bënin që tani të ndiheshin më fort”. Në po të njëjtën mënyrë, ekonomia iraniane ka qenë gjithmonë një rrëmujë jofunksionuese – një përzierje toksike e autarkisë, socializmit shtetëror dhe korrupsionit. Por në vitet e fundit, shpresat e njerëzve janë shtuar prej premtimeve të reformatorëve, pritshmërive që sanksionet do të hiqeshin dhe njohurive për jetën jashtë Iranit. Në fakt, protestat u nxitën prej një serie reformash ekonomike.
Libri i Ian Bremmerit “The J Curve”, i vitit 2006, argumentonte se disa vende janë të qëndrueshëm për shkak se janë të mbyllur – Korea e Veriut dhe Bjellorusia për shembull – ndërkohë që të tjera janë të qëndrueshëm, sepse janë të hapur, si SHBA dhe Japonia. Të parët ngrejnë mburojë ndaj erërave të globalizimit; të dytët janë fleksibël dhe elastikë mjaftueshëm, për t’iu përshtatur këtyre forcave. Periudha më e vështirë është kur një vend kalon nga të qenit i mbyllur, në të qenit i hapur. Nëse regjimi është i mençur dhe strategjik, mund të jetë në gjendje të reformohet dhe të përballojë këtë tranzicion të vështirë. Por ka dy rrugë të tjera, që kanë më shumë gjasa të ndiqen – kaosi prodhon një rikthim tek shtypja ose kolaps të shtetit.
Irani i ka të gjithë ingredientët për një revolucion. Më shumë se gjysma e popullsisë është nën 30 vjeç, shumë të rinj janë të arsimuar por të papunë, pothuajse 50 milion iranianë kanë smartphone me të cilët mund të mësojnë për botën, dhe reformatorët kanë rritur vazhdimisht shpresat, por nuk i kanë mbajtur asnjëherë premtimet. Por regjimi ka gjithashtu instrumentet e pushtetit, ideologjisë, shtypjes, të cilat të gjitha është gati t’i përdorë për të ruajtur kontrollin. Për Iranin duket se do të ketë një periudhë paqëndrueshmëria – në një Lindje të Mesme, edhe kështu shumë të paqëndrueshme. / Burimi: The Washington Post – Bota.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t’i rrumbullakojë investimet në një trilion
Protesta masive në të gjithë Sllovakinë kundër qëndrimit pro-rus të kryeministrit Fico
Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova